A i kane kuptuar politikanet shqiptare mesazhet e Komisionerit Fyle

Nje dite pas vizites ne Tirane te komisionerit europian per Zgjerimin Stefan Fyle analistet vendas jane perseri skeptike nese politikanet shqiptare i kane kuptuar qarte mesazhet e tij. Analisti i njohur Fatos Lubonja thote se politikanet shqiptare kujdesen vetem per fasaden demokratike qe u tregojne diplomateve nderkombetare. Por prapa kesaj fasade - thote zoti Lubonja - ata fshehin nje lufte te ethshme per pushtet perpjekje jodemokratike kunder rivaleve politike dhe interesa korruptive.
Zoti Lubonja Zgjedhjet vendore jane ne 8 maj. Cili eshte parashikimi juaj per ecurine e fushates dhe diten pas zgjedhjeve A ka shenja optimiste qe do te jete nje ecuri e mbare dhe zgjedhjet do te jene te mbara per politiken shqiptare apo mendoni se prape ka pikepyetje pas gjithe kesaj atmosfere
Keto jane zgjedhjet me te veshtira qe ka Shqiperia qysh prej shume kohesh ndoshta qysh prej 1996-es. Jane te mbarsura me tension sepse konsiderohen nga palet si lufte finale se kush do te asgjesoje tjetrin per kontroll total te territorit politikes dhe te ekonomise. Gjykoj qe veshtire se do te jene zgjedhje te pranuara nga opozita ne qofte se i humbet ato. Ka nje strategji te opozites per te kontestuar dhe per te vene ne dyshim zgjedhjet. shte logjika e perdorimit te cdo mjeti per te eliminuar kundershtarin. Nuk di se sa populli qe voton mund te imponoje nje zgjidhje dhe vullnetin e tij ne keto kushte sepse eshte shume e pakontrollueshme situata e pasigurt e mbushur me mosbesim te ndersjellte e mbushur me kercenime. Jane zgjedhje qe une e kam shume te veshtire te them se do te jene zgjedhje te qeta te suksesshme me rezultat bindes qe do te jene nje hap perpara ne demokracine shqiptare. Uroj qe te mos jete keshtu por kam shume dyshime.
Zoti Lubonja si e komentoni deklaraten e djeshme te komisionerit europian per zgjerimin Stefan Fyle per situaten politike gjate vizites ne Tirane se politikanet duhet te dialogojne dhe te zgjidhin ceshtjet me konsensus nese duan qe Shqiperia te ece perpara drejt integrimit ne Bashkimit Europian
Kjo duhet pare ne rrafshin se ai terheq vemendjen qe pse ne kur e dime se eshte kaq i rendesishem dialogu bashkepunimi dhe pranimi i diversitetit megjithate kemi prirjen e eliminimit te tjetrit Kjo na con ne 20 vjet prapa jo vetem ne pasojat e komunizmit qe akoma nuk i kemi kapercyer por edhe ne pyetjen se cfare kemi ndertuar ne keto 20 vjet. Ky eshte nje problem i madh. Une mendoj qe kriminalizimi i politikes kthimi i politikes ne mjet fitimi dhe kthimi i politikes ne lufte per kontroll ekonomik territorial per perfitime te klaneve te ndryshme eshte nje nga aresyet kryesore pertej komunizmit qe neve na con ne kete intolerance dhe qe e ben dialogun dhe thirrjet per dialog thjesht si fasade per tua shitur te huajve por prapa fasades eshte kjo lufte e eger.
Zoti Lubonja Ne kete fushate kandidatet per bashkiake vendore jane dhe do te duhet te jene shume prane njerevzve Ky fakt a nuk e ben fushaten zgjedhore me konkrete se sa zgjedhjet parlamentare me me kembe ne toke
Rendom shohim se ata vertet shfaqen prane njerezve sic shihet nga kronikat televizive dhe flasin per njerezit dhe u premtojne njerezve se do tu bejne njerezve gjera te ndryshme pra eshte gjithmone kjo fasada por pjesa prapa fasades jane interesat e grupeve te fuqishme ekonomike oligarket qe mbeshtesin keto parti. Mendoj qe lufta ndaj ketij dyzimi te politikes eshte e nevojshme sepse pas premtimeve realizohen gjera te kunderta me premtimet ne vend te gjelberimit te pemeve te kopshteve sic flitet perdite shohim te lulezoje cimentoja qe eshte edhe pastrim parash ka thene edhe vete Berisha dikur problem i madh eshte se si te kontrollohen keto parti nga qytetaret. Rruget dihen dhe jane disa funksionimi i drejtesise kontrolli shoqeror ndikimi i mediave Mirepo te gjitha keto nuk funksionojne ne shoqerine tone.
Pra jeni skeptik nese kjo do te jete nje stine e re per politiken apo jo
Nuk eshte e mundur te jete nje stine e re per politiken. Zgjedhjet jane nje test i demokracise. shte njelloj sikur dikush te kryeje disa analiza gjaku per trupin e tij te mbushur me semundje. Ai nuk mund te prese qe analizat e tij te dalin korrekt si nje njeri i shendoshe do te dalin analizat e nje te semuri. Demokracia shqiptare eshte e semure ekonomia shqiptare eshte e semure dhe prandaj jam shume skeptik.