Bashkëshortja e viktimës revoltohet nga prania e Ramës
08/02/2011 Varrimi i Aleks Nikaj-t
Kreu i partisë socialiste Edi Rama, është ndodhur në një pozitë të vështrë, kur gjatë vendosjes së luleve në arkivolin e Aleks Nikajt, është goditur me shami në fytyrë nga bashkëshortja e këtij të fundit. Duket se bashkëshortja e Nikajt, ka parë si fajtor dhe kreun e PS për vdekjen e Nmikajt, në demonstratën e 21 janarit “Më sjell dhe lule kriminel. Ti dhe Sali Berisha ma vratë burrin” është shprehur bashkëshortja e viktimës. Më pas vetë Rama është kthyer tek grup i deputetëve të PS-së, dhe mësohet se nuk ka marrë pjesë në varrimin e Nikajt, por rreth orës 12 të mesditës është nisur për në kryeqytet Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i shoqëruar nga pjesa më e madhe e grupit parlamentar tsocialist morën pjesë dje në homazhet dhe ceremoninë e varrimit të të riut Aleks Nika. Gjatë pjesmarrjes së tyre në këto homazhe, socialistët dhe drejtuesi i tyre u kanë ofruar familjarëve ngushëllimet e tyre. I riu nga Lezha vdiq ditën e shtunë në një spital turk ku u transportua pak ditë më parë, për shkak se gjendja e tij shëndetësore vazhdoi të ishte e rënduar, si pasojë e plagës së marrë në demonstratën e 21 janarit. Vdekja e 35 vjeçarit Nika, baba i dy fëmijëve, i cili u plagos, e çoi në katër numrin e viktimave që humbën jetën në tubimin e organizuar nga opozita e bashkuar përpara sheshit të Kryeministrisë. Ndërkohë që dy ditë më parë kreu i PS-së, Edi Rama dhe deputetë të kësaj partie pritën në aeroportin e Rinasit trupin e pajetë të Nikës. Prej ditësh Nika qëndroi në gjëndje të rëndë shëndetësore, duke mos mundur t’i mbijetonte plagës së marë në kokë. Me pas makina e funeralit e shoqëruar dhe nga një varg makinash të tjera janë nisur drejt Lezhës ku dhe do të zhvillohej ceremonia mortore, së cilës iu bashkua dje kreu i PS-së dhe deputetë socialistë.