Ambasada e Zvicres Keshilli Federal dhe Parlamenti jane kunder inisiatives se PSV

Fantazmat e nacionalizmit po kthehen ngadale dhe po frikesojne Evropen. Nje dallge e madhe dhe e zeze me te djathte ultra racist po mbulon shtetet me te avancuara nga Austria Hungaria Holanda Belgjika Franca Gjermania Danimarka Zvicra Britania e Madhe dhe Italia. Te dhenat paraqesin kete prani te forteekstremiste ne hapesiren evropiane qe te bejne te dridhen pulset e dores.
Ne zgjedhjet presidenciale ne Austri kandidatja e partise FPOE Barbara Rosenkranz e deklaruar hapur si filo-naziste ka arritur te siguroj 15.6 te votave.
Lideri i partise se saj kishte deklaruar pak para zgjedhjeve qe do te arrinin te merrnin 35 te votave. Per te frenuar kete objektiv te paarritur kane qene disa deklarata te Rosenkranz ne favor te fshirjes se ligjit per ndalimin e apologjise se nazizmit ne Austri.
Ne Hungari formacioni ksenofobik JOBBIK
konsolidohet si forca e trete politike ne vend me 48 deputete ne parlament. Slogani i
preferuar i kesaj partie ekstremiste eshte Hungaria eshte shitur armiqte qe duhet te
luftojme jane hebrenjte multi-nacionalet romet dhe komunistet.
Ne Holande ne zgjedhjet e administrative te marsit te kaluar e djathta ekstremiste dhe ksenofobike e Partise se Lirise PVV e drejtuar nga anti-islamisti Geert ilders ka arritur te marr nje fitore domethenese. Ne nje interviste te publikuar kohe me pare ilders ka pohuar se endrra qe deshiron te realizoje eshte shperngulja masive e myslimaneve.
Ne Belgjike partia e madhe e te djathtes ekstremiste eshte Vlaams Belang qe ne zgjedhjet e fundit evropiane per Parlamentin Evropian ka arritur 9.85 te votave.
Kjo parti ne vitit 2007 u detyrua te ndryshonte emrin si pasoje e nje denimi qe ka marre per dhunimin e ligjit mbi racizmin dhe ksenofobine qe nenvizonte se si partia kishte
ndihmuar dhe mbeshtetur organizatat qe mbeshtesnin dhe promovonin urrejtjen racore dhe ksenofobine. Ne France Balli Kombetar i te djathtes ekstreme te Jean Maria Le Pen ka arritur te marr ne zgjedhjet lokale te marsit te kaluar 8.7 te votave ne nivel kombetar.
Ne Britanine e Madhe kryetari i Partise Nacionaliste BNP Nick Griffin ne vitin
2004 eshte arrestuar per urrejtje racore. Ai e cilesonte fene islame si perverse.
Ne Danimarke Partia Popullore Daneze nacionaliste ksenofobe ka marre 14.4 ne
zgjedhjet evropiane.
Ne Gjermani NPD-ja e konsideruar nga popullsia si nje parti neo-naziste dhe ksenofobe ne zgjedhjet e fundit ka marr 1.8 te konsensusit. Nga njerezit e zakonshem simpatizantet e kesaj partie thirren nazistet e Gjermanise.
Rasti i Zvicres
Fotot e fushates se Partise Popullore e Zvicres qe ka vendosur te marre nje iniciative per te perjashtuar te huajt qe jetojne dhe kryejne krime ne Zvicer synojne te bindin zviceranet qe te triumfoje kerkesa e kesaj partie per te bllokuar hyrjen e shtetasve te huaj me besim mysliman si dhe per te perjashtuar ata qe jane rezident ne Zvicer dhe kryejne krime.
Sipas nje sondazhi te bere se fundmi ne Zvicer rreth 54 do te votojne ne favor te iniciatives se Partise Popullore per te perjashtuar dhe debuar te huajne qe jetojne ne Zvicer dhe kryejne vepra penale. Ne lidhje me kete fushate te cilesuar si fyerje dhe islamofobe nga publiku shqiptar Shekulli kerkoi dje nje prononcim nga Ambasada e Zvicres ne Tirane.
Me poshte eshte reagimi zyrtar i ofruar nga Ambasada per gazeten kushmangen komentet mbi fotot por thuhet se Keshilli Federal dhe Parlamenti rinjohin nevojen per te reaguar ne fushen e kriminalitetit te te huajve por e refuzojne iniciativen sepse e konsiderojne te tepruar dhe aplikimi i saj mund te shkaktoje probleme juridike. ..
Me date 28 nentor 2010 populli i zviceran do te votoj per nje iniciative popullore federale per te perjashtuar te huajt qe bejne krime iniciative perjashtimi dhe mbi kunder projektin direkt. Keshilli Federal dhe Parlamenti rinjohin nevojen per te reaguar ne fushen e kriminalitetit te te huajve domethene te krimeve te kryera nga te huajt qe ndodhen ne Zvicer.
Ato e refuzojne iniciativen sepse e konsiderojne te tepruar dhe aplikimi i saj mund te shkaktoje probleme juridike. Keshilli Federal dhe Parlamenti rekomandojne ne fakt te pranojne kunder projektin qe ofron nje zgjidhje efikase teproblemeve ekzistuese ne fushen e kriminalitetit te te huajve dhe eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare. Perse do te kete votim fare eshte nje iniciative
popullore Zvicra eshte nje vend me nje tradite te gjate emokratike.
Fale demokracise direkte elektorati zviceran ka mundesine te marr pjese drejtperdrejt ne legjislacionin kombetar. Kjo vlen edhe per ceshtjet qe parashikon te drejtat e te huajve.
Me nje iniciative popullore 100 000 persona qe gezojne te drejten e votes mund te mkerkojne me firmen e tyre qe elektorati zviceran te shkoi dhe te votoi per nje modifikim te Kushtetutes Federale te Zvicres.
Nje kerkese e tille eshte e vlefshme nese nuk dhunon te Drejten Nderkombetare Detyruese. Iniciativa e perjashtimit eshte konsideruar e vlefshme nga Parlamenti dhe Keshilli Federal perderisa ajo nuk dhunon te drejten nderkombetare
detyruese. Kush jane problemet dhe nevojat e nderhyrjes Zvicra eshte nje vend multi-kulturor dhe kozmopolit.
Me nje kuote me te madhe se 21 Zvicra eshte nje nder vendet me numrin me te madh te huajve ne krahasim popullsine e pergjithshme te Evropes. Pjesa me e madhe e te huajve dhe te huajve rezidente ne Zvicer eshte e mire integruar dhe respekton rendin juridik ne fuqi.
Megjithate eshte nje pjese e te huajve qe abuzojne me privilegjin e rezidences ne Zvicer dhe nuk respektojne rendin juridik ne fuqi. Kuota totale e krimineleve te huaj mbi totalin e krimineleve te denuar eshte shume e madhe. Pra ekziston mundesia per te pasur nje rregullim me koherent per heqjen e te drejtes se qendrimit. Iniciativa dhe kunderprojekti reagojne ne nevojen per te bere dicka ne kete drejtim.
Keshilli Federal njeh nevojen per te reaguar ne fushen e kriminalitetit te te huajve. Kush eshte objekti i votimit Me date 28 nentor 2010 populli i Zvicres do te votoi per iniciativen popullore te perjashtimit te te huajve qe kryejne krime iniciative perjashtimi dhe mbi kunderprojektin. Do te votoi ne
menyre te ndare per iniciativen dhe kunderprojektin.
shte e mundur te aprovoi ose te refuzoi te dy. Ne nje pyetje perfundimtare duhet te tregohet se kujt alternative duhet ti jepet preferenca nese te dy zgjidhjet aprovohen. Keshilli Federal mbeshtet kunderprojektin e Parlamentit sepse ofron nje zgjidhje me efikase tek problemet reale ne fushen e kriminalitetit te te huajve rrit qartesine e te Drejtes dhe shmang problemet juridike te iniciatives.
Gjithashtu deshiron te ankoroje per here te pare ne nivel kushtetues dispozita qe do te kene per objektiv permiresimin e integrimit te te huajve. Ne fund kunderprojekti i mbeshtetur nga Keshilli Federal eshte ne menyre absolute i perputhur me te Drejten Nderkombetare Detyruese