Mbrohen dy gra te dhunuara nga burrat
Policia e Durresit duket te jete ndergjegjesuar menjehere dhe ka plotesuar nje kerkese-padi per leshimin e Urdhrit te Menjehershem te Mbrojtjes per nje 24-vjecare qe banon ne Durres e cila kishte paditur bashkeshortin e saj shtetasin 34-vjecar me iniciale H.P pasi ai ushtronte dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj nje fenomen i kudondodhur ne familjet shqiptare. 34-vjecarja e ka paditur burrin e saj ne polici pasi e rrihte e kercenonte dhe e ofendonte sistematikisht. Gjithashtu Policia e Durresit ben me dije se nje tjeter kerkese-padi per leshim te Urdhrit te Menjehershem te Mbrojtjes u plotesua edhe per nje 46-vjecare banore e rrethit Durres e cila deklaroi se bashkeshorti i saj shtetasi L.K. 49 vjec ka ushtruar ndaj saj dhune fizike e psikologjike duke e rrahur e kercenuar.
Materialet procedurale lidhur me dy rastet ne fjale iu kaluan per ndjekje Gjykates se Durresit. Te dy keto urdherarreste vijne nderkohe kur ne Shqiperi nga data 25 nentor - 12 dhjetor do te organizohen 16 ditet kunder dhunes dhe mbrojtjes se te drejtave te grave aktivitete te cilat po organizohen nga Shoqata ne Dobi te Gruas Shqiptare.