Ambasada gjermane dhuratë pajisje moderne për RENEA
Mos u shqetësoni nga këto pamje. Ngjarja nuk është e vërtetë. Është thjesht një improvizim i forcave RENEA për të demostruar aftësinë në ndërhyrjet për rastet emergjente. Demonstrimi u krye në repartin e RENEA-s gjatë një aktiviteti ku Ambasada Gjermane dhuroi pajisje me një vlerë prej 54 mijë eurosh. Në aktivitet ishte i pranishëm dhe ambasadori gjerman Borchardt, i cili përgëzoi strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe theksoi se lufta kundër krimit të organizuar, është një element i rëndësishëm në perspektivën europiane të Shqipërisë, qoftë edhe në atë afatshkurtër, siç është liberalizimi i vizave. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliqi theksoi dhe një herë pozicionin e forcave RENEA në shërbim të mbrojtjes fizike dhe luftës kundër krimit të organizuar.