E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomohet brezi i dytë i studentëve të UFO University

Brezi i dytë i studentëve të Universitetit UFO ka marrë në duar diplomat, që kanë kurorëzuar dijet e përfituara gjatë viteve të studimit në këtë shkollë. Tashmë përpara të rinjve diplomantë, ekonomistë, mjekë, jursitë e pse jo edhe politikanë të ardhshëm, kirjohen mundësi të shumëfishta, për të ecur më tej në rrugën e jetës. Përveç diplomave, në ceremoninë e zhvilluar janë shpërndarë edhe medalje për studentët e dalluar. Në fjalën e tij, presidenti i Universitetit Astrit Veliaj, theksoi se universiteti UFO, në mbështetje të dijes, do të vijojë dhënien e bursave për studime universitare dhe pasuniversitare. Gjithashtu ai ka bërë të ditur edhe hapjen e një dege të këtij universiteti në qytetin e Beratit. Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar, kanë qenë edhe deputeti Fatmir Mediu, aktori Mirush Kabashi dhe këngëtarja Greta Koçi, e cila vitin e ardhshëm akademik do të jetë studente në këtë shkollë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›