Ambasada holandeze ndihmon gratë rahoveciane me mbi 4 mijë euro

Ambasada holandeze ka mbështetur financiarisht projektin për gratë rahoveciane të të gjitha komuniteteve, me një shumë prej 4.170 euro.
Adelina Shabani, drejtoreshë e Shoqatës së grave “Hareja”, ka thënë sot se gjatë katër muajve në kuadër të projektit “Shëndeti i grave përmes aerobikut”, janë mbajtur seminare me rëndësi për gra,me temën: “Të drejtat e tyre,ushqimit të shëndoshë dhe rëndësia e sportit tek gratë”.