Teknologjia e re per te shpetuar jeten nga aksidentet automobilistike
Ne vitin 2008 aksidentet automobilistike nga shofere te pavemendshem shkaktuan gati 6 mije te vdekur dhe mbi 500 mije te plagosur. Perdorimi i telefonit celular eshte shkaku kryesor i vdekjeve ne aksidente te tilla mes adoleshenteve ne Shtetet e Bashkuara me rreth 4 mije te vdekur ne vit. Ndersa ne 30 shtete eshte i paligjshem dergimi i sms-ve ndersa personi eshte ne timon studimet tregojne se ligji nuk eshte plotesisht i efektshem. Por tani ekziston nje teknologji e re e cila synon parandalimin e ketij fenomeni dhe te prirjeve te tjera qe largojne vemendjen gjate ngarjes se makines.
Prodhuesi i programeve per kompjuter Wayne Irving u alarmua nga numri i aksidenteve te shkaktuara nga shofere qe perdorin celularin ndersa jane ne timon vecanerisht qe kur e bija adoleshente filloi te ngiste makinen.
Prandaj ai krijoi nje program qe i ndihmon shoferet te mos flasin e te mos dergojne mesazhe elektronike.
Programi i quajtur Pergjigja SMS u mundeson shofereve qe te programojne nje pergjigje automatike duke u thene derguesve se ata jane ne timon dhe nuk mund te pergjigjen personalisht.
Programin e krijuam vecanerisht per ata njerez qe duan te jene te pergjegjshem qe kerkojne nje zgjidhje per ti ndihmuar te mos gjobiten te mos shkaktojne aksident dhe te mos rrezikojne jeten e tyre.
Me shume se 120 mije njerez ne gjithe boten perdorin tani programin Pergjigja SMS qe prej krijimit te tij ne prill te ketij viti.
Zoti Irving e krijoi kete program sepse ai beson se gjithnje e me shume njerez si ne Shtetet e Bashkuara dhe ne gjithe boten e perdorin telefonin celular si mjetin kryesor te komunikimit.
Telefonat celulare jane bere si komputera portative. Ata po behen me te medhenj dhe me ta mund te besh tani me shume gjera se sa me kompjuterat e zakonshem para 3 vjetesh.
Prandaj zoti Irving u nis nga shtepia e tij ne Kaliforni per te udhetuar ne mbare Shtetet e Bashkuara qe te mblidhte mbi 10 mije firma ne mbeshtetje te kauzes se tij. Bashke me automobilin e tij ai mberriti ne kryeqytetin Uashington per takimin e Departamentit amerikan te Transportit mbi mungesen e vemendjes gjate ngarjes se makines.
Zbulimi i zotit Irving eshte nje prej shume programeve qe perdoren per te ulur vdekjet nga aksidentet automobilistike.
Mes tyre eshte edhe nje program i kompanise Ford e perdorur ne disa modele makinash per te ndihmuar shoferet e rinj qe te krijojne reflekse me te mira te ngarjes se makines.
Per shembull prinderit mund te perdorin nje celes kompjuterik per te kufizuar shpejtesine e makines ne jo me shume se 130 kilometra ne ore ne te kunderten fillon alarmi nese shpejtesia kalon kete kufi.
elsi mund te programohet gjithashtu per te kufizuar nivelin e radios dhe per te derguar sinjale alarmi nese shoferi nuk perdor rripin e sigurise.
Brian Bennie i kompanise Ford thote se ky sistem krijon nje lloj qetesie per prinderit.
Ne e dime qe adoleshentet nuk jane gjithe te perqendruar ne timon dhe mund te mos perdorin rripin e sigurise. Keto sisteme inkurajojne forma te mira e te sigurta te ngarjes se makines.
Por prinderit nuk kane pse te blejne nje makine me sisteme te tilla te perfshira ne makine per te kontrolluar femijet ne timon. Ata mund te instalojne nje sistem ne makinen e tyre qe mbikqyr vazhdimisht femijet kur ngasin makinen. Nje mesazh me ze e paralajmeron shoferin kur ngasin shume shpejt ne menyre agresive ose harojne te vene rripin e sigurise.
Dhe nese shoferi vazhdon te ngase makinen ne menyra te tilla sistemi njofton menjehere prinderit me ane te telefonit mesazhit elektronik ose imellit.
Ndersa kompanite amerikane vazhdojne te prodhojne mjete per te ndihmuar ne sigurine e shofereve te rinj ne vend dhe ne bote qeverite shteterore dhe lokale ne Amerike po japin kontributin e tyre per te nxitur forma me te sigurta ne timon. Deri tani 30 shtete dhe kryeqyteti Uashington ndalojne me ligj dergimin e mesazheve elektronike ndersa nget makinen. 8 shtete kane miratuar ligje qe ndalojne shoferet te perdorin telefonin celular duke e mbajtur ne dore.