Nje monografi per Kosoven si aksion europian
Gazetarja e "Deutsche Welles", Mimoza Cika- Kelmendi, sapo ka botuar librin e saj te dyte "Kosova si ceshtje europiane", botim i shtepise botuese "Naimi", Tirane. Ne prag te 20-vjetorit te seksionit shqip te multimedias gjermane, libri i saj i ri eshte nje studim monografik qe i kushtohet teresisht raporteve te shtetit te ri te Kosoves dhe aspirates se popullit kosovar per te qene pjese e Europes se bashkuar. Me pervojen e saj shumevjecare ne "DW", ajo sjell para lexuesve rrugen e gjate qe BE ka bere per Kosoven qysh nga lufta ne 1999 dhe deri ne ditet e sotme. Autorja fokusohet ne sfidat dhe veshtiresite e ndertimit te nje paqeje te qendrueshme, integrimin europian te Kosoves, duke analizuar vecmas faktoret pengues, marredheniet nderetnike dhe situatat ne veriun e Kosoves. Libri ndjek hap pas hapi agjenden e Brukselit per Prishtinen, pasqyrimin e kesaj rruge dhe refleksionet e politikes kosovare per te permbushur parimet dhe standardet europiane duke parashtruar avantazhet dhe disavantazhet e shtetit me te ri ballkanik per t'u bere pjese e BE. Vend te rendesishem ne kete studim ze dhe roli i Gjermanise ne rrugen e pershpejtimit te reformave europiane, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, si dhe bashkepunimi me vendet fqinje. Por, a eshte me e lehte apo me e veshtire integrimi ne BE i shtetit me te ri te Europes? Per t'u pergjigjur kesaj pyetjeje autorja i referohet ne menyre kronologjike zhvillimeve BE-Kosove, eksperteve ballkanike e nderkombetare, shtypit gjerman te cituar ne "Deutsche Welle". Libri nis me nje parathenie ne forme bisede te diplomatit austriak dhe ekspert per Ballkanin, Wolfgang Petritsch: "Kosova ne te vertete eshte prova e lakmusit per funksionimin e BE-se. Ne qofte se BE nuk arrin qe problemin e Kosoves ne sensin konstruktiv ta zgjidhe per te miren e qytetareve te saj, atehere Kosova ka deshtuar dhe nuk ka te drejte te njihet si nje aktor nderkombetar", - shkruan diplomati i njohur ne hyrje te librit. Mimoza Kelmendi eshte po ashtu autore e librit "Kadare ndryshe", i pritur me mjaft interes nga lexuesi shqiptar.