E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohet uji, 6.9% me shume se ne mars dhe 21% nga vjet

Ajo qe bie ne sy ne listen e referuar nga Instituti i Statistikave, lidhur me indeksin e cmimeve te konsumit per muajin prill 2012, eshte rritja e tarifave te ujit te pijshem. I perfshire ne grupin "Qira, uje, lende djegese dhe energji", i cili ne total ka shenuar nje rritje prej 0.4%, krahasuar me nje muaj me pare, cmimi i ketij produkti jetesor, mesohet se ka shenuar nje rritje te cmimit te tij deri ne nivelin prej 6.9%. Nje rritje kjo, e cila krahasuar me nje vit me pare, konsiston te jete edhe me e larte, deri ne nivelin prej 21%. Ky eshte ne fakt, komentimi i zerit "furnizimi me uje te pijshem", ai qe rrjedh nga rubineti dhe qe e paguajme me fature te vecante mujore, pasi sa i perket produktit te ujit, i cili shitet si nje produkt tregtar, ka te tjera te dhena sa i perket indeksit te tij per cmimin e konsumit. Konkretisht, ky i fundit mesohet se ka shenuar nje rritje prej 1.1% ne krahasim me nje vit me pare, i perfshire ne nengrupin "Uje mineral, pije te buta dhe lengje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›