Rikonstruktohet rruga në Ballsh, banorët: Të shtrohen dhe rrugët e tjera

Kishte më shumë se 20 vjet që kjo rrugë nuk e njihte dorën e investimeve. Megjithatë, sot ka një tjetër fytyrë rruga e “Uzinës së Përpunimit të Naftës” në Ballsh me ngritjen e këtij problemi, si një shqetësim serioz për banorët në ekranin e Ora News. Qytetaret shprehen te kenaqur me kete inisiative te marre nga bashkia e Ballshit per te ndertuar kete rruge te lene ne meshire te fatit. Edhe pse nuk është kryer rikonstruksioni i plotë në të gjithë gjatësinë e saj, puna vijon normalisht për rregullimin e sipërfaqeve me probleme.
Kjo rruge lidh qytetin e Ballshit me 4 komuna te rrethit te Mallakastres si edhe me Uzinen e Perpunimit te Naftes, ku kalojne automjete te tonazhit te rende, te cilat transportojne naften dhe nenproduktet e saj. Në Ballsh qytetarët përballen edhe me rrugë të tjera të amortizuara, ndërkohë që qyteti vuan edhe nga shqetësime të tjera, si mugesa e një sistemi për kanalizimet e ujrave te zeza dhe ato te bardha.