Ambasadat e revoltës, tani në zyra të heshtura

"Ishte koha e shpreses se madhe" kështu përshkruhen sot ngjarjet e ambasadave në Tiranë, në korrik të vitit 1990 duke kujtuar se regjimi komunist po jepte renkimet e fundit. Mijëra të rinjë, por edhe familjarë me fëmijët e tyre vërshuan drejt Ambasadave të huaja në Tiranë për t`i thënë lamtumirë Shqipërisë me idenë se jashtë vendit, për 40 vjet tabu, do të bënin një jetë më të mire. Por askush nuk e dinte që kjo revolte massive do të bënte një histori.
Nga ajo kohë, 22 vjetë më pas, në Ambasada sheh vetëm sportele të zbrazura. Tek- tuk qytetarë që pyesin dhe largohen. Atëhere ishte koha e ngjarjeve të mëdha ndërsa sot pothuajse të gjithë kanë pak nevojë për Ambasada.
Liberalzimi i vizave për Shqipërinë do të sillte një tjetër lehtësirë të madhe. Tashmë askush nuk ka nevojë për të qënë pjesë e një revolte të tillë e aq më tepër për të qënë në një vend të Europës.
Një pasaportë biometrike dhe nje biletë udhëtimi të bashkon sot me familjaret. E migjithëse edhe korriku i vitit 1990 ishte po kaq i nxehtë, tensioni i asaj kohe tashme është vetëm një pjesë e së kalurës. Sot blloku i Ambasadave pret e përcjell pak njerëz, shumë prej tyre diplomatë të këtyre selive.