Ivanoviç kundër vendimit të GDN: Lajm i keq për minoritetin serb
Sekretari shtetëror i ministrisë për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Oliver Ivanoviç, e quajti lajm të keq për minoritetin serb, vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën.
“Lëshimi i Kosovës nga cilido mision ndërkombëtar nënkupton vetëm rritjen e rrezikut për serbët dhe Serbinë", citohet të ketë thënë Ivanoviç.
Ivanoviç tha se përderisa komuniteti serb e kishte refuzuar, fillimisht, GDN-në 25 anëtarësh, ishte pranuar më vonë kontakti me “secilin mision tjetër ndërkombëtar” meqë serbët dhe shqiptarët “nuk janë në gjendje të funksionojnë pa mbikëqyrje”.