E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Berisha pengues integrimi, lojë politike me Ramën

Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve ka vënë dhe njëherë në shënjestër të sulmeve kryeministrin Sali Berisha si demtues të axhendes se integrimit europian te Shqiperise ne procesin e zgjedhjes se Presidentit si dhe në administrimin e procesit te reformave qe ndihmojne integrimin ne periudhen post zgjedhjes se Presidentit. Duke u ndalur tek ftesa e somtme e Berishës për takim me zotin. Rama, Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve në një deklaratë për shtyp u shpreh se kjo është një lojë politike e tij ne menyre qe te cmontoje dhe zhbeje betejat dhe qendrimet parimore per nje reforme parlamentare dhe reforme zgjedhore sipas standardeve europiane.
 

“Sali Berisha sot u deklarua i hapur per takim me Kryetarin e PS Edi Rama, ndersa eshte e qarte per cdo mendje te shendoshe se ai po ben loje politike te ngushte e meskine partiake me ftesa e qendrime provokative, duke i ofruar Opozites nje konsensus negativ Kryetaresh, ne menyre qe te cmontoje dhe zhbeje betejat dhe qendrimet parimore per nje reforme parlamentare dhe reforme zgjedhore ne perputhje me interesin kombetar, qytetar, demokratik dhe integrues europian.
 

Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve si nje levizje per demokraci dhe solidaritet europian pershendet deklaratat e Presidentit te PE Martin Shultz, i cili inkurajon permbushjen e reformave dhe ve ne dukje se klasa politike shqiptare deshtoi per te zgjedhur nje President konsensual.Prej javesh levizja Nano per nje Shqiperi Europiane e ka bere te qarte pozicionin e saj se asnje nderkombetar e asnje shqiptar nuk ka kerkuar nje konsensus Kryetaresh, por te gjithe kane kerkuar nje Kandidat Konsensual per President.
 

I njejti parim vlen edhe per permbushjen e reformave te domosdoshme parlamentare, zgjedhore, si edhe per heqjen e imuniteteve, qe asgje e askush te mos synoje per te ndertuar nje konsensus negativ Kryetaresh, por te ndertohet nje proces i paster, transparent, gjitheperfshires, i ndershem, ne interes te qytetareve shqiptare, shoqerise shqiptare dhe integrimit europian.Konsensusi negativ i Kryetareve vetem mbyt e vret demokracine, sikurse edhe demton e pengon perparimin e axhendes se integrimit europian te Shqiperise.
 

Levizja Nano shpreh mbeshtetjen e saj per cdo takim e marreveshje Pozite - Opozite, qe do te vendose ne themelin e saj transparencen per publikun dhe ndershmerine e parimeve e qellimeve ne favor te krijimit te kushteve per nje aleance te madhe te mirebesimit mes gjithe aktoreve e faktoreve politike e civile ne luften pakompromis kunder korrupsionit, per krijimin e hapesirave e kushteve per nje qeverisje te paster te ndershme dhe llogaridhenese, per organizimim ne 2013 te zgjedhjeve te lira, te ndershme, te pakontestuara dhe ne perputhje me standartet europiane, si edhe per suksesin e udhetimit shqiptar drejt BE” thuhet në deklaratë.

Duke patur parasysh sidomos situaten politike ne Rajon, kur ne Serbi kemi Presidencen e Nikolic dhe Qeverisjen e Dacic, duke patur parasysh sfidat e medha neper te cilat po kalon Greqia, rikonfigurimet dhe konfigurimet politike ne Maqedoni, situaten problematike te shqiptareve ne Mal te Zi, Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve gjykon se kryeaxhenda e cdo politikani dhe cdo partie politike duhet te jete integrimi dhe vetem integrimi europian.

”Greqia ndonese ne krize eshte vend Anetar i BE, Serbia e ka mare statusin per ne BE, Mali i Zi ka mare Statusin dhe hap negociatat, Maqedonia e ka statusin, e ne shqiptareve nuk na takon e as na intereson qe te jemi te fundit.Levizja Nano beson se interesi yne me madhor dhe aspirata jone me e larte duhet te jete ndertimi i nje fryme urtesie, mencurie, durimi, strategjie, taktikash, bashkimi politik e civil te te gjithe faktoreve dhe aktoreve per ta bere realitet te shpejte, te prekshem integrimin europian me dinjitet” thuhet më tej në deklaratë.

Levizja Nano ka pershendetur turin e Kryetarit te PS Edi Rama ne bazen e PS, ndërsa e ka ftuar atë por te mos humbase kohe t`iu shpjegoje socialisteve arsyet perse Edi Rama nuk e mbeshteti Fatos Nanon per President, por te gjeje motivimin dhe ndjeshmerine e duhur per t`iu treguar socialisteve se cili eshte Projekti i tij per bashkimin e popullit opozitar ne menyre qe te fitohen zgjedhjet e vitit 2013 dhe qe ne Shqiperi te vije nje qeverisje e paster, transparente, llogaridhenese qe do te beje te mundur transformimin e Shqiperise ne nje vend dinjitoz Europian.

Levizja Nano shprehet e vendosur ne Projektin e saj per bashkimin, perfaqesimin dhe udheheqjen e te gjithe popullit opozitar drejt fitores se zgjedhjeve te vitit 2013. ”Se bashku ne e mundim Sali Berishen. Se bashku ne fitojme. Se bashku ne e bejme Shqiperine nje vend te denje Europian”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›