Ambasadorët e BE: Përmbyllni sa më shpejt zgjedhjet
Gjatë një takimi me anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, Ambasadorët e BE-së kanë theksuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe interesin për një proces elektoral të besueshëm.
Në deklaratën e përbashket citohet se duke patur parasysh ndërhyrjet që u vunë re në procesin e numërimit të votave nga partitë politike dhe presione ndaj administratës zgjedhore, përfaqësuesit diplomatikë theksuan rëndësinë e rolit të Kolegjit Zgjedhor dhe të një procesi gjyqësor të pavarur.
Sipas ambasadorëve, këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe gadishmërisë për të ecur përpara drejt integrimit të mëtejshëm në BE. Deklarata e shpërndarë, nën vulën e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada e Republikës Federale Gjermane, Ambasada e SHBA, e Suedisë dhe Delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë në të cilën thuhet se vlerësimi final i zgjedhjeve do të bëhet në bazë të trajtimit të ankimimeve dhe apeleve.