E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadoret KQZ te shpalle rezultatet paraprake sa me shpejt

Ndërsa pritet përfundimi i procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve lokale të datës 8 maj, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu dhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi , në një deklaratë të përbashkët, kanë kërkuar nga komisioni qendror i zgjedhjeve vëmendje dhe kujdes maksimal në përpunimin e materialeve zgjedhore , dhe në hartimin e tabelës përfundimtare të rezultateve.

Ata kërkuan që këto procedura të kryhen sa më parë dhe të shpallet edhe kandidati fitues për bashkinë e Tiranës, pasi qytetarët kanë votuar dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve të 8 majit.

Sipas tyre është tejet e rëndësishme që procedurat për zgjidhjen e ankesave të jenë të qarta dhe të jenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Shqipërisë, përfshirë Kodin Zgjedhor. “Ne presim që të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik” , kanë deklaruar përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›