E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pritje te numerimit te flete-votimeve rritet presioni ndaj komisionereve

Ndërsa pritet vendimi për numëruar të gjitha fletët e votimit që shprehin vullnetin e qytetarëve për kryebashkiakun e tyre, pavarësisht se mund të jenë hedhur gabimisht në kutinë e kandidatit për kryetarët e njësive vendore, shtohet presioni ndaj komisionerëve.

Objekt janë anëtarët apo kryetarët e djathtë të KZAZ-ve, ndërsa autorë përfaqësuesit e koalicionit të majtë, të cilët të entuzgjazmuar nga rezultatet e llogaritura prej tyre deri në momentin e konstatimit të këtyre fletëve, nuk pranojnë faktin që mund të numërohen vota të tjera që mund të thellojnë diferencën e Lulzim Bashës ndaj Edi Ramës.

Gjelosh Progni, kryetar in KZAZ-së numrin 47 për njësinë bashkiake numër 3 në Tiranë, ka denoncuar për abc news kërcënimin që I është bërë pse kërkoi të numërohen 24 fletët e vlefshme për kryebashkiakun, të gjetura në kutitë për kreun e minibashkisë.

Një ditë më parë ishte kryetari I KZAZ-së numër 49, për njësinë bashkiake numër 5, Ilir Gocaj, I cili denonconte presionet e përfaqësuesve të aleancës për të ardhmen, për të penguar procesin për tabelën përmbyllëse të rezultatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›