E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso, Fyle e Lajçak të premten në Tiranë

Një treshe zyrtarësh europianë pritet të vizitojnë Tiranën, në fund të kësaj jave. Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë Stefan Fule ashtu i dërguari special për zgjidhjen e krizës politike Miroslav Lajçak do të mbërrijnë në kryeqytet më 20 maj. Zyrtarët e lartë evropianë do të ndërmarrin turin e dytë në Ballkanin Perëndimor pasi më parë vizituan Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën. Në datën 19 maj Barroso dhe Fule do të ndodhen në Beograd ndërsa një ditë më pas do të jenë në Prishtinë dhe do mbyllin vizitën me Tiranën. Vizita e tyre vjen në një moment shumë delikat kur ende klasa politike shqiptare nuk ka mbyllur llogaritë me zgjedhjet e 8 majit. Vetë Fyle dhe Lajçak kanë qënë ndërmjetës për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. I pari në darkën e ashtëquajtur “darka e krokodilit”, ndërsa Lajçak vizitoi Shqipërinë, gjatë protestave të opozitës dhe pas demostratës së 21 janarit. Ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso,viziton Tiranën për herë të dytë. Tonet e tre figurave të rëndësishme të Bashkimit Europian, kanë pasur gjithmonë synimin për të ulur tensionet, ndonsë disa herë deklararat e tyre kanë qënë të forta, duke e paralajmëruar klasën politike shqiptare se mungesa e dialogut është në dëm të intergrimit të Shqipërisë në familjen europiane. Edhe kjo vizitë përkon në kohën e një debati të madh mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve vendore për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve gjatë këtyre ditëve për të zbatuar afatet ka qënë e madhe, ndërkohë që kjo çështje nuk mendohet të kalojë pa u diskutuar nga zyrtarët e BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›