Ambasadorët amerikanë dhe politikanët shqiptarë
Eshtë e kuptueshme që politikat e SHBA në të gjitha rajonet, pra edhe në Ballkan, janë të mirëkoordinuara dhe përpiqen të ndërtojnë dora-dorës panoramën e axhendës, që për vendet e popujt e tjerë mund të jenë një puzzle. Fundin e lojës e di gjithmonë vetëm Elita; edhe ambasadorët njohin ndoshta vetëm një segment që ata duhet të përshkojnë. Me gjithë ngjyrat optimiste, ende nuk dihet saktësisht axhenda dhe projekti përfundimtar i Elitës për jetën e ardhme politike të shqiptarëve në rajon dhe axhenda për problemin çam. Në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë duket sikur ka një enigmë në sjelljen e amerikanëve, pavarësisht se Presidenti L.Xhonson e krahasoi njëherë Greqinë me milingonën, para ambasadorit grek në SHBA. Elita rrëzoi perandorët dhe monarkët me tharmin e nacionalizmit, por tash ajo synon një perandori të përbotshme dhe i urren dasitë etnike, politike e fetare.
Pas Kongresit të Lushnjës, i pari ministër i plotfuqishëm i SHBA në Shqipëri ishte z.U.Grant-Smith, i cili u emërua në shtator 1922, në kohën e qeverisë së I.Vrionit; më pas, deri në shtator 1939 kanë qenë përkatësisht, Z.Ch.Hart (1925-1929), Z.H.Bernstein (1930-1933), Z.P.Wheeler (1933-1934), Z.H.Grant (1935- 1939). Mbas përfundimit të luftës së 1812-s me Anglinë, SHBA ishte vetëm një fuqi rajonale. Por në fund të Luftës së Parë Botërore, e ndikuar nga CFR, J.Schiff dhe lordi A.Milner i Tryezës së Rrumbullakët të Londrës, SHBA do të provohej si fuqi e madhe botërore. Hyrja në Luftë kishte ndodhur pas goditjes nga një nëndetëse gjermane më 1917, të anijes amerikane Luzitania, njëlloj si ndodhi dhe me goditjen nga japonezët në Perl Harbor më 1942. Por Kongresi, pas L.I.Botërore, vendosi ta fuste SHBA në guaskën e izolacionizmit. Kjo bëri që të ruhej midis dy luftërave në Ballkan, imazhi i superfuqisë britanike; kjo zgjidhi edhe fatin e betejës për pushtet midis zogistave dhe fanolistave në fund të vitit 1924. Noli dhe Gurakuqi kishin dalë shpesh herë në parlament kundër koncensioneve të shfrytëzimit të naftës ndaj Anglo-Persian Oil, në favor të amerikanes Standart Oil ose në krah të API-t. Në SHBA, Peshkopi i kuq do të gjendej vazhdimisht, pas vitit 1932, nën vëzhgimin e pandërprerë të shërbimeve sekrete. Me gjithë simpatinë e amerikanëve, ambasadori Grant-Smith nuk kishte guxuar ta ndihmonte qeverinë gjashtëmujore të Nolit, duke e hedhur atë në prehrin e pashpresë të hazretit Lenin dhe në fitoren e Zogut vendosen stërlinat angleze. Gjatë periudhës së z.Grant-Smith, vlen për tu shënuar një moment i errët në rastin e një incidenti të rëndë në zonën e Mamurrasit, ku u vranë dy turistë amerikanë, incident i cili ende ka mbetur i pasqaruar. Me sa duket, përfundimi i luftës Zog-Noli u përcaktua nga ndarja e tortës shqiptare të naftës mes Elitës (tortë e cila mendohej gabimisht se do të ishte më e madhe dhe më e shijshme), ose mes dy kompanive të naftës që i përkisnin asaj.
Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA u rivendosën pas 52 vjet ndërprerjesh, më 15 mars 1991 dhe Ambasada me arkitekturë italiane e stilit kolonial e ndërtuar në vitet 20 – për herë të parë në Europë nga SHBA – u rihap nga K.Hill, si i ngarkuar me punë ad interim. Po rikujtojmë 8 ambasadorët amerikanë të këtyre 20 viteve të fundit, të cilët janë përkatësisht: W.Rajerson (1991-1994); J.Lake (1994-1996); M.Lino (1996-1999); J.Limprecht (1999-vdiq më 19 maj 2002); J.Jeffrey (2002-2004); M.Rice (2004-2007); J.Withers II (2007-2010) dhe ambasadori në detyrë, A.Arvizu, i cili është emëruar në nëntor 2010. Ky i fundit së bashku me Z.Rajerson, Znjsh.Lino dhe Z.Limprecht kanë qenë ndoshta ambasadorët më të kontestuar nga ana e politikës shqiptare. SHBA nuk e priste në fillim te viteve 90 dashurinë e patrazuar të shqiptarëve për të. Kjo dashuri ishte e lidhur kryesisht me imazhin e sjellë nga emigrantët në Shqipëri para Luftës së Dytë si dhe me respektin e krijuar për ndihmën e dhënë Shqipërisë në të dy Konferencat e Paqes. Madje ndihma e SHBA për të ruajtur kufijtë e Shqipërisë së 1913-s nga pretendimet e Greqisë, është më e madhe pas Luftës së Dytë (me ekipin e këshilltarëve I.Bowman, H.F.Armstrong, S.Welles, N. H. Davis, Xh. T. Shotwell, L. Pasvolsky, Jon J. McCloy, A. Hiss dhe D.White) se sa ndihma e madhe e dhënë nga 14 parimet e CFR dhe enturazhi i Presidentit Uillson në Paris (grupi amerikan – E.House B.Baruch, vëllezërit Dulles, A.Harriman etj,), lordi A.Milner, lordi Astor etj. Gjithashtu, SHBA dhanë në Shqipëri një kontribut të ethshëm në kohën e Luftës së Dytë. Një grup shumë aktiv i OSS (paraardhësja e CIA) ishte pozicionuar në Karaburun, i mbështetur nga nacionalistët e Ballit të fshatit Dukat. Dihet se të gjithë amerikanët do të largoheshin më 1947, pak pas zgjedhjeve farsë në Shqipëri. Më pas, SHBA krijuan me emigrantët politikë në prag të viteve 50 Komitetin Shqipëria e Lirë dhe kishin kryer me të një aktivitet të paqëlluar diversionist e të dekonspiruar gjatë viteve 50, duke i përdorur rekrutët shqiptarë, me dashje ose pa dashje, si kavie laboratori për ti bërë presion ekuilibrues ish-BS. Por duke u kthyer te Z.Rajerson, ky do të mbështetej nga vizita e një zyrtari të lartë të SHBA, J.Baker, ish-sekretari i Shtetit. Vizita e tij e parë ditën e Kurban-Bajramit në Xhaminë e Ethem Beut në Tiranë fliste simbolikisht për një grishje të çuditshme të shqiptarëve në përqafimin e islamit. Kjo ofertë për riislamizim ndoshta kishte dhe ka lidhje me një strategji afatgjatë amerikane, që miqësinë me shqiptarët ta shfrytëzojë për tu treguar vendeve të islamit ku ka naftë se, problemi i SHBA nuk është me islamin, por me terroristët; ose ka gjasa se SHBA po fillonte një axhendë strategjike të fuqizimit të islamit në Ballkan dhe të rritjes së trysnisë së tij ndaj botës së krishterë ortodokse dhe jugut të Europës Perëndimore, si në kohën e Sulejmanit të Madhërishëm. Me këtë axhendë mund të ketë lidhje sot edhe rënia aktuale e Greqisë dhe fluturimi ekonomik i Turqisë. Madje në një vizitë gjysmë zyrtare të ideologut kryesor demokrat, z.Brzezinski, ky e kishte lënë të habitur z.P.Arbnori, kryetar i Kuvendit, kur e kishte pyetur se si do të reagonte Shqipëria kundër Greqisë, nëse kjo radikalizohej kundër çlirimit të Kosovës. Z.Rajerson u kontestua nga ish-komunistët e PPSH dhe z.Nano, çka i kushtoi atij disa vite burg deri në pranverë të vitit 1997, pas shpërthimit të burgjeve. Në kohën e z.Rajerson ishte vendosur edhe embargoja e naftës ndaj ish-Jugosllavisë të gjendur në luftërat e republikave për territoret dhe ky moment u pa si një rast i mirë që Shqipëria të ndihmohej e ta thyente këtë embargo për përfitim ekonomik; palët do të lodheshin në luftë e pastaj do të uleshin si pula të lagura (në Dejton). Këtë periudhë e dëshmon rritja e nivelit ekonomik në zonën e Malësisë së Madhe dhe ndërtimi i banesave moderne të kësaj treve të ngritura brenda 3-4 vjetësh. Nuk dihet roli i Rajersonit në çështjen e incidentit tragjik të Peshkopisë. Pas largimit të ambasadorit Zimerman dhe ndërprerjes së aktivitetit të Ambasadës së SHBA në Beograd, hierarkët e politikës ballkanike dëshironin të ruanin statukuonë. Problemet e vetme me një ambasador amerikan në Shqipëri në këto 20 vjet me politikanët e maxhorancës duket se kanë ndodhur në kohën e shërbimit të znj.M.Lino, kohë kur filloi rënia e lirë e shtetit shqiptar në fillim të vitit 1997. Znj.Lino vepronte me shumë diplomaci dhe ajo nuk ishte asnjëherë e drejtpërdrejtë në ato që dëshironte të shprehte. Mbrapa buzëqeshjes së saj rrinte e padukshme mbështetja ose ironia dhe cinizmi. Atëbotë, me qëllim që të ndryshonte planin e lojës së Elitës me qeverinë Meksi, Presidenti Berisha ftoi mikun e tij Rugova që ta nxiste për të filluar rezistencën e nxehtë ndaj serbëve; Rugova, që e dinte më mirë axhendën amerikane të Kosovës, nuk pranoi. Z.Berisha u përpoq të përdorte në këtë sens edhe politikanë të tjerë kos
