Ambasadorët e BE: Kriza të zgjidhet brenda javës së parë të marsitNga TemaAmbasadorët e Bashkimit Europian kanë bërë thirrje që kriza politike të zgjidhet deri javën e parë të marsit. Duke folur pas takimit të përjavshëm që mbajnë ata kanë theksuar s
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ambasadorët e BE: Kriza të zgjidhet brenda javës së parë të marsitNga TemaAmbasadorët e Bashkimit Europian kanë bërë thirrje që kriza politike të zgjidhet deri javën e parë të marsit. Duke folur pas takimit të përjavshëm që mbajnë ata kanë theksuar se rasti është historik për t’i dhënë fund krizës. Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio, tha se BE nuk ka ndërmend që të ofrojë ndonjë propozim për krizën, por tha se prêt që kriza të zgjidhet sa më shpejt. Sipas tij, kjo do i hapte rrugë integrimit të Shqipërisë. Ai ka deklaruar sërish se mbështesin presidentin në kërkimin e zgjidhjeve për krizën. Ndërkohë presidenti i Republikës përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk ka bërë propozime konkrete për zgjidhjen e krizës. “Nisur nga disa shkrime në shtypin e shkruar të ditës së sotme, të cilat njoftojnë për propozime konkrete të bëra gjatë takimeve të Presidentit të Republikës me Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Socialiste, jemi të detyruar të qartësojmë se konsultimet po zhvillohen në një linjë mjaft korrekte. Kryetari i Shtetit ka dëgjuar palët për konvergimin e qëndrimeve të tyre, sikurse është vendosur në tryezën e ditës së shtunë. Nuk ka pasur asnjë lloj propozimi konkret në takime, e për këtë arsye nuk ka pasur as kontestime. Palët janë shprehur dukshëm të vendosur të ndjekin rrugën e dialogut të iniciuar nga Presidenti i Republikës, i cili nga ana e tij është i angazhuar institucionalisht e personalisht të kërkojë e të gjejë pikëtakimet mes mazhorancës e opozitës,” thuhet në sqarimin e presidencës.