E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri angazhohet për punën e re të PangosNga Antena brenda familjesSandri dje u angazhua që Pango të ndjehej komod në punën e tij të re. Fillimisht për të shmangur keqkuptimet, foli me Ministrin Tafaj. - Atë Pangon ma ki pak kujdes si fillim …e di

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri angazhohet për punën e re të PangosNga Antena brenda familjes

Sandri dje u angazhua që Pango të ndjehej komod në punën e tij të re. Fillimisht për të shmangur keqkuptimet, foli me Ministrin Tafaj.

- Atë Pangon ma ki pak kujdes si fillim …e di vetë ti si është puna…

- Patjetër, i tha Myqeremi. Unë kam respect për të, pavarësisht si shkuan punët. Do mundohem ta lë me ca burra dhe nja dy gra të vjetra në sektor.

- Po mirë si fillim, se na çajnë trapin këta analistët e leshit. Se fola me doktorin unë dhe më tha merru pak vetë ti, se s’dua të angazhohem unë. Se kanë hapë llaf këta b…q.. se e ka shitë doktori. Më tha mua, ka gjithë mbështetjen time, dhe është rast i mirë të futet diku në punë.

- Jo, s’ka problem, e rregulloj unë. ǒështë e vërteta dhe unë fola pak me shefin dhe e pashë që kishte predispozicion për ta ndihmuar. Në të vërtetë ne jemi pak keq me vende pune, po të thashë që do ta sistemoj në një sektor shkencor. Aty dhe mjediset e punës janë kolektive dhe s’ka shumë komoditet që të dyshojnë për gjëra të tjera.

- Hajt mo burrë mos ça trapin për këta plehrat, se dalin ca analista b..q.. aty në për TV, kush e rrun për ta. Po të duan le të vijnë të përballen me mua se tani kam vendosë, do dal vetë çdo ditë tek Fevziu, se u kemi ngrefur bishtin kot ca k… Fola dhe me Fevziun, i thashë sa herë të ketë gazetarë, do jem vetë aty, se s’i duroj dot ata k….

- Po Sandër, të kam pare, shumë mirë, je shumë i sinqertë dhe çfarë mendon e thua, kurse ata përpiqen të sofistikohen.

- Po pse mo nga ata b…q… do trembem unë. Pale kur bëjnë si të ndershëm, sikur s’I njoh unë kush janë. ǒfaj ka Pango mo burrë se i dërgojnë një kurvë në shtëpi. Po sikur mos t’ia kishte lypur, njësoj do ishte. Do mbushnin Tiranën që Pangos nuk i punon. Ik mo me ata b…q..

- Nejse Sandër, punë delikate ishte ajo, po u mbyll. Unë të siguroj që do ta rregulloj mirë se dhe doktori e kishte merak. Më tha, e lexove librin e tij dhe është I pafashëm. Gjithë fajin e ka ai Filipi që e ka provokuar.

- E di mo e di, ç’t’i bësh atij legenit, i dërgova dhe fjalë, ke 50 mijë euro në dorë, mos e jep i thashë, as e rrujti fare. E kishin nxitë nga brenda PD-së më duket.

- Po kush ta ketë bërë?

- Nuk e di vallahi. Pango dyshonte tek Jozefina. Thoshte ajo ma ka kurdisur dhe ka kapur Filipin që të mos kuptohet. Se dhe në parlament donte t’i hiqte imunitetin dhe mandatin. Dhe unë besoj ajo e ka bërë.

- Kjo është e rëndë Sandër, s’besoj, se zonja Topalli është korrekte…

- Po le mo ku i njeh ti ato. Ti tani ke ardhë këtu. Janë lojëra të holla këto. E ka kapë mat dhe s’ka ç’i bën as doktori. Kishte një kunj me mua ajo që kur hoqëm atë Bujar Leskajn dhe futëm këtë. Ka shumë mundësi që ajo e ka bërë.

- Nuk besoj, nejse, unë do përpiqem…

- Jo mo, nga brenda PD e kanë bërë. Se doktori e hoqi menjëherë, po pastaj u pendua dhe erdhi e mbrojti. Të paktën tha që ishte gabim regjistrimi në shtëpi. Në fakt ishte gabim. Po Jozefina do ta ketë bërë se më thanë dhe të tjerë mua. Se ti nuk e di po kjo punë e korrupsionit dhe skandaleve këtu nga brenda del gjithmonë. Se dhe ato Fazlliça e ça kanë dalë, ajo Jozi i ka nxjerrë, kujton se i nxjerin gazetat ti? Ajo mo i ka nxjerrë. I kam thënë doktorit, që ajo ka inat të verbër. Nuk ka lezet ashtu. Dhe tani më është qepur mua për nja dy tendera rrugësh që kam marrë me ACMAR, m’i ka çu tek Ora News dhe po e mban një javë. E di, nga ajo e kam.

- Pse, bëni dhe rrugë ju Sandër?

- Po jo mo, sikur e bëj unë. Kam printo nga interneti ca letra të një shoqërie italiane dhe kam marrë nja dy tendera. Hic mo, asgjë, rreth 100 milionë euro janë të gjitha. Po bëjnë namin për to. Duan të godasin këtë të APP. Po atë e njeh Blushi se e ka pasë vartëse dhe më tha mua mos ça kokë se flas unë me të. Po ajo na i nxjerr ne nga brenda, se ajo është e verbuar po të mori inat. Dhe Pango nga ajo e ka. Nejse, ti e paske zgjidh mirë që ia ke larguar vajzat e reja. Me plaka, dhe po bëri gjë, sevap bën.

Mos ça kokë, rrofsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›