E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: Kriza rrezikon marrjen e statusit të vendit kandidat për në BENga DWIntervistë me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Helmut Lohan, i cili thotë se integrimet europiane janë bazë për marrëveshjen Berisha- Rama. Zoti Lohan, dje presi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Lohan: Kriza rrezikon marrjen e statusit të vendit kandidat për në BENga DW

Intervistë me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Helmut Lohan, i cili thotë se integrimet europiane janë bazë për marrëveshjen Berisha- Rama.

Zoti Lohan, dje presidenti Bamir Topi vazhdoi bisedimet me kryeministrin Berisha, lidern e opozitës Rama dhe me ju, që kryesoni delegacionin e BE-së në Tiranë, për të ecur drejt zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri. Por, në përfundim palët kanë deklaruar përsëri të njëjta qëndrime të kundërta. Cili është opinioni juaj i deritanishëm, a jeni optimist në suksesin e këtij hapi politik?

Bashkimi Europian ka mirëpritur faktin që presidenti ka thirrur një tryezë të rrumbullakët, të nisur të shtunën e kaluar me 13 shkurt, dhe që vazhdoi edhe dje. BE i konsideron të dyja raundet e bisedimeve të deritanishme si fillim të një procesi. Mendoj se nuk ka asnjë arsye për të duartrokitur apo lavdëruar ndonjë hap të veçantë në këtë process. Dialogu politik mes palëve nuk është si një lojë tenisi ku çdo set komentohet nga dikush. Besoj se ky process do të çojë në një zgjidhje të suksesshme brenda kohës së duhur.

Sa e rëndësishme është për Komisionin Europian zgjidhja e suksesshme e krizës? Në rast se për fat të keq ajo nuk gjendet pikërisht tani, para 4 marsit ose gjashtë muajve që Kushtetuta njeh të drejtën e deputetëve opozitarë për të bërë betimin dhe për tu future në parlament, a rrezikon ecurinë e procesit integrues europian?

Në fakt, nga këndvështrimi i KE, pyetja për të cilën duhet të marrë një përgjigje është: A e plotëson Shqipëria kriterin politik për anëtarësimin në BE?

Dhe është shumë e qartë që nëse Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të mos funksionojë si duhet edhe për një periudhë tjetër kohore, atëherë Shqipëria ndodhet përballë një rreziku të madh që Komisioni të mos ketë mundësi të rekomandojë hapjen e negociatave për pranimin e statusit të vendit kandidat për në BE.

Prandaj është e rëndësishme që për hir të interesit të integrimit europian të Shqipërisë, drejtuesit politikë të Shqipërisë të mos lenë të kalojë rastin e tryezës së rrumbullakët presidenciale për të hedhur hapa konkretë drejt gjetjes së një zgjidhje.

Ku e shihni mundësinë e konvergimit të qëndrimeve të kundërta të deritanishme të kryeministrit Sali Berisha dhe liderit të opozitës, Edi Rama?

Të gjithë drejtuesit politikë të Shqipërisë e kanë shpallur integrimin europian të vendit si një nga objektivat e tyre parësore, më të rëndësishme. Dhe vërtet ky objekti ka qenë dhe mbetet forca e madhe lëvizëse që qëndron pas politikave të tyre. Prandaj mendoj se baza e ecjes së tyre drejt konvergimit të qëndrimeve të kundërta deri më tani është perspektiva e integrimit europian të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›