Kosovarët, më pesimistë në dy vjetorin e pavarësisëNga Gallup.comNë përvjetorin e dytë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës, një shikim në sondazhin më të fundit të bërë nga Gallup Balkan Monitor tregon se shqiptarët e Kosovës janë më pak pozitivë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kosovarët, më pesimistë në dy vjetorin e pavarësisëNga Gallup.comNë përvjetorin e dytë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës, një shikim në sondazhin më të fundit të bërë nga Gallup Balkan Monitor tregon se shqiptarët e Kosovës janë më pak pozitivë përsa i përket pavarësisë.
Shtatëdhjetë e pesë përqind e shqiptarëve të Kosovës thonë se pavarësia ishte një gjë e mirë, nga 93 përqind që ishin në vitin 2008.
Një në pesë shqiptarë të Kosovës thonë se nuk kanë një opinion. Për më tepër, në vitin 2009, 80 përqind e serbëve të Kosovës besojnë se pavarësia ishte një gjë e keqe, statistikisht pas asnjë ndryshim që nga viti 2008.
Pavarësisht se janë më pak pozitivë në vitin 2009 se pavarësia ishte një gjë e mirë, pothuajse gjysma (48 përqind) e shqiptarëve të Kosovës thonë se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Por shumë pak serbë të Kosovës pranojnë se vendi po shkon në drejtimin e mirë, vetëm dy përqind. Përqindja e shqiptarëve të Kosovës që thonë se vendi po shkon në drejtimin e duhur është më i larti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Duke parë drejt të ardhmes, një shumicë e madhe e shqiptarëve të Kosovës por dhe e serbëve të Kosovës, thonë se nuk do ishin të gatshëm që pranon një ndarje Kosovcës. Kjo zgjidhje nuk do të ishte e pranueshme për 94 përqind të shqiptarëve dhe për 82 përqind të serbëve. Më shumë se një në 10 serbë të Kosovës thonë se do e pranonin ndarjen.
Ndërsa 65 shtete të Kombeve të Bashkuara kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 80 përqind e serbëve të Kosovës thonë se nuk do e pranonin kurrë këtë. Për më tepër, thuajse dy të tretat (64 përqind) e serbëve thonë se nuk Serbia nuk do e njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.