E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët e BE: Shqipëria duhet të jetë vend kandidat për në BENga EUBusinessVendet e Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën të mbështesin kërkesën e Shqipërisë për të qenë një vend kandidat për në BE, thanë burime diplomatike. Ambasadorët e 2

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ambasadorët e BE: Shqipëria duhet të jetë vend kandidat për në BENga EUBusiness

Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën të mbështesin kërkesën e Shqipërisë për të qenë një vend kandidat për në BE, thanë burime diplomatike.

Ambasadorët e 27 vendeve thanë se kandidatura e Shqipërisë duhet të dërgohet në Komisionin Europian, dhe ky është një hap përpara për vendin e vogël në jug të Europës, thanë burimet.

Një vednim formal do të merret nga ministrat e Jashtëm të BE-së, që do të mbajnë bisedime dy ditore në Bruksel, që prej të hënës.

Komisioneri për Zgjerimin Olli Rehn tha të mërkurën se kishte kohë që lëvizja ishte kryer, pas takimit me ministrin shqiptar të punëve të Jashtme, Ilir Meta

Gjithashtu zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta premtoi se Shqipëria do të ecë në rrugën e reformave. Shqipëria aplikoi formalisht për statusin e vendit kandidat në prill, disa javë pasi ajo u bë anëtare e NATO-s. Ish- vendi komunist i Ballkanit, dikur i njohur korrupsion dhe një kulturë gangsterizmi, ka bërë tashmë hapin e parë të vogël drejt anëtarësimit në BE. Nëse Shqipëria do të bëhet një vend kandidat- ajo do të përballet më një seri testesh gjatë një periudhe disa vjeçare, para se të anëtarësohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›