Ambasadorët e BE, thirrje opozitës për të shkuar në Kuvend
Tetë ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp ku kanë dhënë mesazhe të qarta për politikën shqiptare dhe mundësitë e shpejta të integrimit të vendit në familjen e madhe europiane.
Bernd Borchardt “Procesi që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës ka filluar. Ky proces ka filluar dhe është në punë e sipër. Po të hedhim një sy e të shohim vendet e tjera, ai është një proces që do të zgjasë disa vjet. Është vendosur që përpara se të bëhen hapa, parlamenti duhet të zgjidhë paqartësitë që ka për momentin politika shqiptare.”
Bojkoti i parlamentit nga opozita sipas diplomates çeke nuk ndihmon aspak procesin e integrimin të vendit. Fialkova theksoi se prezenca e PS në Kuvend është domosdoshmëri.
Marketa Fialkova “Bojkoti i Kuvendit nga ana e PS nuk është në të mirë të interesave të Shqipërisë. Shqipëria që të integrohet në BE duhet të mbyllë procesin e reformave sikundër është ajo në drejtësi, por referendumi në drejtësi duhet fillimisht votuar në Kuvend, dhe votimi nuk është i mundur pa pjesmarrjen e opozitës”.
Ambasadori i Hungarisë Sandar Molnari
“Ashtu siç e kemi parë deri tani Shqipëria është në rrugën e duhur dhe mundësia për përmbushjen e kritetreve, mund të plotësohen brenda një kohe të shkurtër. Personalisht mendoj se deri në verën e ardhshme këto kritere mund të plotësohen shumë mirë. Qeveria shqiptare e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe ka bërë hapa konkretë. Shpresojmë të jemi pozitivë që Shqipëria t’i përmbushë këto kushte në kohën e duhur”
Tetë ambasadorët e akdredituar në Shqipëri, u mblodhën sot në kujtim të rënies së Murit të Berlinit.