INSTAT: Inflacioni në tetor arriti 2.3 përqind
Muaji tetor ka shënuar rritjen e çmimit për një sërë mallrash apo shërbimesh të konsumit. INSTAT ka publikuar sot nivelin e inflacionit për tetorin, i cili arriti në 2.3 për qind. Krahasuar me një muaj më parë indeksi i çmimeve të konsumit është rritur me 0,4 për qind. Sipas INSTAT në këtë shifër ka ndikuar rritja e çmimit të ushqimeve mes të cilëve grupit fruta me 2,6 për qind, po ashtu rritje ka njohur edhe çmimi i duhanit me 1.7 përqind, apo tarifa për universitetet private me 5.4 përqind. Gjatë muajit tetor u vu re ulje e çmimit të karburanteve, teksa çmimi i naftës shënoi një ulje prej 1.3 përqind ndërsa benzina me 1.4 përqind.