E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët me Ramën, takim informues

TIRANE- Ka përfunduar takimi i kreut socialist, Edi Rama me trojkën e ambasadorëve.

Menjëherë pas takimit deputeti i PS-së Damian Gjiknuri tha se takimi ishte i karakterit informues.

Rama ka informuar trupin diplomatik lidhur me hetimin e brendshëm që opozita ka bërë për zgjedhjet e 8 majit, për rezultatin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Gjiknurit, ambasadorët treguan shume interes lidhur me materialet që u prezantuan gjatë takimit, ku u prashtrua nevoja per perseritjen e zgjedhjeve ne Tirana.

Në takim merrnin pjesë zv/ambasadorja i SHBA-së, Deborah Jones, përfaqësuesi i BE-së Etore Sekui dhe Zv/ i Eugen Volfart, kreut të prezencës së OSBE-së në Tirane. Në takimin që u zhvillua në selinë rozë, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe diplomatë të vendeve të tjera.

Ndërkohë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Etore Sekui në momentin e daljes nga selia rozë, tha se në thjesht kemi dëgjuar argumentat e PS-së lidhur me procesin, për më tepër informacioni drejtohuni tek Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›