E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje me armë zjarri në Vlorë

VLORE- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku është vrarë me armë zjarri një person.

Nga të dhënat e para viktima është identifikuar si Altin Nelaj, nga Vlora. Sipas policisë, Nelaj është qëlluar në zemër duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Rruga e re”

Policia njoftoi gjithashtu se janë identifikuar autorët e vrasjes, dhe po punohet për kapjen e tyre.

Mësohet se viktima dhe vrasësi kanë patur një konflikt pak kohë më parë. Altin Nelaj është vrarë pranë automjetit të tij, tip Ford, ndërsa mësohet se brenda janë gjetur një sasi e konsiderueshme eurosh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›