E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka e ambasadorëve, takim me Edi Ramën

Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, përfaqësuesi i BE-së Etore Sekui dhe kreu i prezencës së OSBE-së Eugen Volfart kanë nisur një takim ne selinë e Partisë Socialiste me kreun e selisë rozë, Edi Rama.

Trojka e ambasadorëve kishte paralajëmruar më parë një takim me kreun socialist.

Në takim marrin pjesë edhe përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe diplomatë të vendeve të tjera.

Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me tematikën e diskutimeve, por takimi vjen vetëm pak ditë pasi Kolegji Zgjedhor pritet të japë vendimin përfundimtar lidhur me rezultatin për Bashkinë e Tiranës.

Kolegji caktoi datën 6 korrik për shqyrtimin e ankimimit të PS-së, ku kërkohet rivotim në disa qendra votimi, pasi sipas opozitës ka patur ndërhyrje.

Më vonë gjatë ditës, ambasadorët do të takohen edhe me kreun e qeverisë, Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›