E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fale shtetit qe nuk ra

/ /

NgaDRITAN YLLI

Dhuna qe mbizoteroi ne te ashtuquajturen demonstrate te lajmeruar nga opozita por qe me kast tentoi te mos i dilte per zot kercenoi seriozisht rendin kushtetues dhe stabilitetin e jetes shoqerore ne Shqiperi. U pa qarte se qellimi ishte renia e shtetit per nderrimin e pushtetit. Postngjarja e rende u shoqerua me komente te ndryshme por nje konkluzion te perbashket kishte ne te gjithe kendveshtrimet shija e hidhur qe la pas nje absurditet i ankthshem qe mesynte institucionet e shtetit per te rrezuar integritetin e tyre.  Protesta te dhunshme kemi pare edhe ne vete vendet e BE. Here pas here ne Greqi por dhe ne Itali France e ne te tjera vende te konsoliduara ekonomikisht dhe politikisht ka skena te ngjashme me ate te pasdites se te premtes ne Tirane. Por atje ne asnje prej ketyre demonstratave sado te dhunshme qofshin ato ne asnje moment dhe ne mendjen e asnje individi normal nuk vihet ne diskutim rendi kushtetues. Askush nuk e sjell nepermend se qofte per nje ore te vetme permes dhunes do te bjere shteti per tu nderruar pushteti. Por fatkeqesisht keshtu ka ndodhur me shume se nje here dhe me shume se nje ore ne retrospektiven 20-vjecare te pluralizmit dhe demokracise tranzitore ne Shqiperi.
Te gjithe jemi te ndergjegjshem se vete lajmeresa qe beri per tubimin kreu i PS demonstrate dhe jo miting apo proteste dhe retorika e perdorur prej tij tregoi se edhe kete here shqiptaret do te perballeshin me nje pritshmeri te frikshme sic dhe rezultoi te ishte e frikshme e zeze dhe e kobshme e premtja.
PS dhe lidershipi i saj aktual kane treguar se kur kane dashur te organizojne nje miting pa dhune e kane bere me se miri kete gje. Madje ne rastin e Gerdecit organizatoret e mitingut te PS ishin aq te kujdesshem deri ne detaje sa ia dolen qe te mos kishte asnje fershellime ne shenje proteste kunder qeverise. Revolta dhe zemerata e popullit ne ato momente ku kishte disa jete njerezish te humbura nuk mund te ishte me e vogel se ajo se premtes por qe per qellime diabolike kjo e fundit u trumbetua dhe u amplifikua si asnjehere tjeter.  
Ajo qe ndodhi te premten e dates 21 eshte tragjike mbi te gjitha se ka jete njerezish te humbura. Drejtesia duhet te thote fjalen e saj te pandikuar nga politika per ate qe ndodhi. Pergjegjesia e atyre qe lajmeruan demonstraten dhe qe ne rastin me te mire nuk e menaxhuan apo akoma me keq nxiten anarkine dhe dhunen eshte akoma edhe me e rende.
Por perkunder ketij trishtimi ketij ankthi se mos serish vendi mund te rrezikoje nje anarki dhe te bjere ne duart e bandave sic ka ndodhur ndonje here tjeter me pare duket se tashme ka nje rreze shprese per te ardhmen europiane te shqiptareve. Dhe nese mund te shikohet ndopak shprese ne nje ngjarje aq te trishte dhe te rende per te gjithe shqiptaret do te ishte nje dhe e vetme ajo qe shteti dhe institucionet e tij nuk rane. Shteti qendroi ne kembe ne ruajtje te rendit kushtetues si asnjehere tjeter ku ne raste te ngjashme ka rene ne duart e bandave krimineleve  dhe hajduteve qofte dhe per pak ore.
Fale shtetit qe nuk ra institucioneve qe ruajten integritetin e tyre ligjor dhe kushtetues te premten pasdite pame nje akt dhune te luajtur vetem perreth selise se Kryeministrise. E gjithe Tirana tjeter ishte e lire jetonte dhe gjallonte duke refuzuar pushtetin e dhunes. Qytetaret e Tiranes pavaresisht frikes dhe ankthit qe vinte nga zemra e kryeqytetit gjithsesi vazhdonin jeten e zakonshme.
Fale shtetit qe nuk ra te gjithe u ndjeme me te qete dhe me te sigurt ne shtepite tona per familjet tona.
Fale ketij shteti qe nuk ra te shtunen paradite te gjithe pronaret e cdo lloj ndermarrjeje te vogel te mesme apo qofte dhe biznes te madh vijuan punen ne menyre te natyrshme si cdo dite tjeter. Megjithese thuajse te gjithe kishin shtuar masat mbrojtese per te ruajtur pronen e tyre. Kjo nisur nga nje remineshence e shemtuar qe i takon nje kohe jo fort te larget ku shume ndermarrje dhe biznese te ngritura me shume mund u dogjen dhe u demtuan duke sjelle dhe falimentimin e shume prej tyre.
Fale ketij shteti qe nuk ra administrata shteterore do te
vijoje punen ne rrjedhen e saj normale diten e hene. Jane shume pune te rendesishme dhe reforma akoma me te medha qe presin te realizohen nga punonjesit e administraes.
Fale ketij shteti qe nuk ra Shqiperia nuk e turperoi NATO-n nje shtet anetar i se ciles nuk mundet kurrsesi te dorezohet para cdo lloj akti kercenimi dhe dhune pavaresisht aktoreve apo regjisoreve te tyre.
Fale ketij shteti qe nuk ra shqiptaret do te jene me te bindur se vendimi per levizjen e tyre te lire ne Europe eshte plotesisht i drejte i pjekur dhe aspak i hershem perkundrazi.
Fale ketij shteti qe nuk ra femijet tane do te shkojne ne cerdhe kopshte dhe shkolla te lumtur si cdo dite tjeter edhe diten e hene duke mos e ditur se edhe te premten e fundit e ardhmja e tyre europiane serish u ndje e kercenuar.
Dhe nje shtet me se pari dhe mbi te gjitha nuk duhet te bjere me pavaresisht kostos qe mund te kete ky qellim madhor per hir te rritjes se tyre me nje tjeter tradite dhe me nje tjeter siguri. Ata duhet te kene shansin dhe mundesine te rriten me mentalitetin e bashkemoshatareve te tyre europiane ku primare ne funksionimin e nje shoqerie te lire dhe demokratike eshte filozofia e shtetit ligjor ku liria e secilit duhet te shkoje deri atje sa te mos kercenoje lirine e tjetrit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›