E Diel, 1 Nëntor 2026

Replika, Bushati: Pse s’jemi si Kroacia. Berisha: Të përgjigjet Sul Bushati. Reagon Tahiri

TIRANË- Replika janë zhvilluar mes kreut të qeverisë, Sali Berisha dhe deputetit të PS-së, Ditmir Bushati. Në fjalën e tij, deputeti socialist sqaroi pse PS vendosi të votojë ligjet.

“Jemi këtu për t’i dhënë mundësi shqiptarëve për t’i dhënë administratës publike të munguar, jemi për rregulloren e kuvendit se nuk duam që ai që vjen ti ngjajë këtij, nuk duam kryetar kuvendi si njeri që abuzon me detyrën. Nuk duam të heqim një administratë tuajën e të vëmë tonën, por një që i shërben gjithë kuvendit njëlloj, dhe përmendët listën e shpenzimeve që po bëhet, harruat energjinë që paguhet për sekondat e mbetura që numërohen para kuvendit. Unë se kam për turp për të kërkuar falje, fillojeni nga vetja, 23 vjet nga rënia e regjimit 13 vjet i keni dominuar ju, ju i pari të filloni e të kërkoni falje, cfarë i thoni ju mbesave kur ju pyesin pse Shqipëria nuk është Bullgari apo Kroaci, por është në vende që janë në protektorat kombëtar, kjo tregon shenje burrërie”- tha Bushati.

Ai ka sqaruar se PS ka qenë gjithmonë për kompromis. “Duam t’i miratojmë ligjet që të mos bëjmë gabimin që bëtë ju që e futën vendin në një kurs antiperëndimor, që mashtroni opinion me cështjet e fondeve. Ju mashtroni se cështjet e punësimit, lëvizjes së lirë nuk janë pjesë e statusit, sa i takon fondeve ato janë aty, vendi nuk ka mungesë fondesh por mungesë aftësie për të përthithur fondet, ju kurë të jenë në opozite do e bëni dallimin. Amnistia që doni t’i ofroni bizneseve me grupet e interesit me opozitën, me tre aktet, kemi mundësi, bota na ka mbështetur të jemi lider në rajon. Kjo nuk është për të kënaqur Fyle, as për premtuar viza me Amerikën, si të premtosh qiqra në hell, fokusohemi te cështjet e ditës, tre ligjet si kompromis i ofruar nga Meta që e falënderoj, zgjedhjet do e japin verdiktin për të gjithë ne”- tha Bushati.

Reagon Berisha
“Nuk pëlqej të bëj personalizime, por ke shtruar një pyetje thelbësore, pse nuk jemi ku është Bullgaria, Kroacia, Rumania, por përgjigjen më të shkëlqyer mund ta japë Sul Bushati, që kur të kthehesh në shtëpi do të thotë ty, i dashur djalë, kur kroatat lëvizinin pa viza në Evropë, neve rrethonim Shqipërinë me tela me gjemba, kur Titoja i shkatërroi kooperativat ne i bëmë qytetarët të vdesin urie, kur vendet që përmende u hapën nga bota ne botuam vepra ku shpallëm Stalinin si gjeniun e njerëzimit, pra këto janë vetëm disa nga përgjigjet që ti jep babai”- tha Berisha.

Sa per vizat me Ameriken, Berisha ka theksuar se eshte duke punuar fort e nuk do e bente premtim sikur kjo te mos kishte baza.

Bushati: Por sigurisht kur im atë sipas teje vinte tela me gjemba, ti bëje doktorin tek bllokmenët e diktaturës....

Tahiri
Në ndihmë të Bushatit vjen Tahiri që duke folur për përligjin për nëpunësin civil, replikën mbi cështjen e prindërve.
“Se meqë Bushati nuk e mbaroi fjalën e tij. Jemi krenarë për baballarët tanë, por ke zili ti zoti kryeministër, se nuk je prind ti je shërbëtor i fëmijëve të tu vulën ta mbajnë ata dhe punët e qeverisë ti bëjnë ata. Gjyshin ‘full time’ e bën se u tregon përralla shqiptarëve, je ‘full time’ baba se paratë për ta i bën, deri më 23 qershor aq do zgjasë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›