Ambasadoret rikujtojne detyrimet per klasen politike
Nevoja e përmbylljes së reformës zgjedhore përpara nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, po artikulohet gjithnjë e më fort nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vend. Gjatë ditës së hënë, dy përfaqësuesit e trupit diplomatik të Hollandës dhe Suedisë, Henk Van Den Dol dhe Lars Wahlund kanë nënvizuar se sugjerimet që vijnë nga Brukseli zyrtar janë që reforma parlamentare dhe ajo zgjedhore të konkretizohen deri në 24 maj.
Sa i takon zgjedhjes së presidentit, të dy diplomatët e shteteve europiane kërkuan që kreu i shtetit duhet të zgjidhet në frymën që kërkon Kushtetuta dhe ai që do të marrë mandatin për 5 vitet e ardhshme, të jetë një figurë që përfaqëson unitetin e vendit.