Tragjedia e Himarës, 13 viktima e 21 të plagosur. Sot ditë zie kombëtare

Autobusi i aksidentuar (foto Stavri Marko)
I PËRDITËSUAR – 07:30 - Të gjitha institucionet e vendit do të ulin sot flamurin në gjysmë shtizë, në ditën e zisë kombëtare, për të nderuar kujtimin e 13 viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.
Të gjithë ata që dje mbajtën frymën para ekraneve dhe përjetuan me ankth orët pas aksidentit, do të mbajnë një minutë heshtje në mesditë, në përkujtim të 13 jetëve të humbura, shumica e të cilave, vajza të moshës 21-22 vjeç.
Një lutje në mesditë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre në moshën më të bukur, e për ato që në ankth shpresojnë fitoren mbi vdekjen.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë sot muzikë funebre. Në respektim të ditës së zisë kombëtare, televizioni publik nuk transmeton sot festivalin e Eurovizionit, ku si për ironi, Shqipëria konkurron me një këngë vaji.
Ndërkohë, trupat e pajetë të 13 viktimave janë nisur mëngjesin e sotëm nga Vlora për në kryeqytet.
Viktimat janë:
1. Denisa Guzi nga Gramshi
2. Ermira Mana nga Elbasani
3. Aurora Molla nga Pogradeci
4. Lindita Kabashi nga Elbasani
5. Joana Debinja nga Lushnja
6. Elsa Daka nga Elbasani
7. Juliana Tola nga Elbasani
8. Armand Halilaga nga Kavaja
9. Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
10. Fabiola Shehi nga Bërxulla Tiranë
11. Eriola Xhoi nga Elbasani (vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët)
12. Eranda Baloshi nga Elbasani
13. Dorina Stafa nga Kruja
23:30 -Kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në Çikago për të marrë pjesë në samitin e NATO-s ka bërë të ditur se do të niset papërfunduar samit. Po shkoj drejt aeroporti për tu kthyer në Shqipëri, pavarësisht se vazhdon një takim, unë jam nisur sepse duhet të kthehem në kohën më të parë të mundshme, është shprehur Berisha.
22:50 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar nga afër studentet e plagosura në tragjedinë e Himarës. Ngushëllimet shkojnë për familjet e viktimave. Dhe e dyta, iu uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të plagosur, sepse ka edhe të plagosur rëndë! Ajo që është parë, të cilën e konstantoni edhe ju është që i gjithë shteti është në këmbë, u shpreh Topi.

Topi në Spitalin Ushtarak
22:40 -Një tjetër e plagosur ka humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave në 13. Eranda Balloshi është vajza e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
21:55 - Dita e nesërme do të jetë ditë zie kombëtare për shkak të aksidentit tragjik të ndodhur në Qafën e Vishës. Rreth orës 16:30, autobusi me studentë të universitetit Aleksandër Xhuvani ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë mbi 80 metra. Në autobus ndodheshin 33 persona nga të cilët 12 persona humbën jetën.
Të plagosurat që ndodhen në Spitalin Ushtark janë: Kaltra Pollozani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Anisa Çobo, Doriana Kumbria, Shegunesh Haka, Briselda Gubere, Elsa Shtylla, Marsie Biba, Ilfsjana Karriqi. Ndërsa Besjana Dani është duke u transportuar nga Vlora për në Tiranë.
Ndërsa në spitalin rajonal të Vlorës ndodhen: Ina Janull, Entela Daja, Dorina Stafa, Andjola Musaku, Ergita Opingllari, Juliana Kuqi, Grizelda Zenei, Ticiana Hysa, Liri Hasan dhe Blerina Cereni.
20:10 – 10 të plagosura ndodhen në spitalin e Vlorës. Vetëm njëra prej tyre mund të transportohet drejtë Spitalit Ushtarak në Tiranë nëse do të jetë e nevojshme.
20:08 - Ministri i Transporti, Sokol Olldashi, ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku tha se gjendja e rrugës nuk ka qenë shkak i aksidentit. Është një zonë rruge në gjendje të mirë pasi sapo është rikonstruktuar, shkaqet mbeten për tu verifikuar nga ekspertët por nga informacionet e para mësohet se nuk ka qenë gjendja e rrugës, tha Olldashi.
19:50 - Drejtues të Spitalit Ushtarak bëjnë të ditur se në dispozicion të të studenteve të plagosura janë 60 mjekë dhe 150 infermiere. Ndërsa 40 ushtarë po dhurojnë gjak.

Një e plagosur duke u transportuar për në Spitalin Ushtarak (foto Hektor Pustina)
19:35 - Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, shprehet se 14 të plagosur janë dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa të plagosurit e tjerë që ndodhen në spitalet rajonale të Sarandës apo Vlorës do të transportohen për në Tiranë nëse do të jetë e nevojshme.
19:30 - Dy meshkuj dhe 10 vajza janë viktimat. Sa i takon dy viktimave të seksit mashkull bëhet fjalë për drejtuesin e autobusit dhe një djali, i cili ndodhej në autobus për të shoqëruar të fejuarën. Ndërsa sa u takon viktimave femra, nëntë janë nxjerr të pa jetë nga autobusi ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejtë Spitalit Ushtarak.

(foto Hektor Pustina)
19:23 - Dita e nesërme është shpallur nga Këshilli i Ministrave si ditë zie kombëtare. Ndërkohë në Spitalin Ushtarak sapo ka mbërritur një helikopter me dy studente të plagosura që ndodhen në gjendje të rëndë.

Të plagosura në spitalin e Sarandës (foto Stavri Marko)
19:15 - Pas dhurimi të gjakut, lideri i opozitës ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku bëri thirrje që të bëhet çfarë është e mundur për shpëtimin e të plagosurve. I gjthë personeli po bën të pamundurën sepse është një moment jashtëzakonisht dramatik dhe duhet bërë çmos për të shpëtuar jetën e të gjithë plagosur dhe duhet të bërë çmos për të mbështetu me frymë të fortë solidariteti ata që janë në operacion qoftë këtu dhe qoftë në terren, u shpreh Rama.
19:00 - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, shprehet se në spitalin e Himarës,