E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi shpallet perberja e qeverise se re

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi emërimin e ministrave të qeverisë së Dmitri Medvedev. Katër ministra janë të rinj në kabinetin e ri, por postet më të rëndësishme janë rikonfirmime të ministrave të mëparshëm. Analistët thonë se kabineti është i përbërë nga besnikë të Putin. Kështu, Sergei Lavrov do të jetë ministër i Jashtëm, Anatoli Serdiukov i Mbrojtjes, Anton Siluanov do të mbajë portofolin e Financave, Vitali Mutko ministër i Sportit dhe Aleksandër Konovalov ministër i Drejtësisë. Igor Shuvalov do të jetë zv/kryeministër. 
Kremlini njoftoi se për shkak të punëve rreth krijimit të qeverisë së re, Putin ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e G 8 që është mbajtur  në Shtetet e Bashkuara.
Vlladimir Putin, i cili u rikthye në presidencë më 7 maj duke marrë mbi vete një mandat të tretë në postin e presidentit të Rusisë, ka emëruar tashmë paraardhësin e tij, Dimitri Medvedev, për kryeministër të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›