E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët takojnë Ristanin dhe Subashin

Rreth orës 17:00 ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i prezëncës së OSBE-së, Eugen Wollfarth kanë nisur një takim me kryetarin edhe nënrkyetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani dhe nënkryetarja, Dëshira Subashi, mësohet se po zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, ku temë kryesore e bisedës janë zgjedhjet vendore të 8 majit dhe në veçanti rezultati ende i pa shpallur për Tiranën. Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar një mbledhje për në orën 18:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›