KQZ, procesverbali i njësisë 5 pa firmën e PD
TIRANE- Procesverbali i KZAZ 49, ne njesine 5 qe ndan edhe fituesin e Bashkise se Tiranes ka mberritur ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve pa firmen e komisionereve te djathte.
Mesohet se procesverbali ka mberritur sot pasdite, nderkohe qe kater anëtaret qe kane shumicen nga Partia Demokratike kane kundershtuar firmosjen e tabeles pasi sipas tyre ne nje proces verbal ka lapsuse ne drejtshkrim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar nje mbledhje ne oren 18.00 ku pritet te miratohet menyra se si do veprohet me tabelat permbledhese te kesaj njesie bashkiake.
Nderkohe qe e majta ka kerkuar mbyllje te shpejte te certifikimit, te djathtet ne KQZ kane deklaruar se do shfrytezojne kohen e percaktuar me ligj per te bere shqyrtimet e nevojshme.