E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu: Zoti Balliu, ju lidhni më fort miqësinë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë

08-12-2012 / Gazeta 55

Në 15 vjetorin e gazetës “55”, një urim të veçantë ka dhënë dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, z. Aleksandër A. Arvizu.  Në fillim të fjalës së tij, ambasadori Arvizu është shprehur i lumtur që ndodhej në këtë përvjetor dhe ka përgëzuar botuesin e “55” zotin Fahri Balliu dhe gjithë stafin e gazetës.  “Para së gjithash dua të përgëzoj zotin Balliu dhe të gjithë stafin e gazetës “55”. Në fakt, nga e gjithë industria botuese në Shqipëri ku gazetat shfaqen dhe veniten, ajo që unë shikoj është se arritja e më e madhe e gazetës “55” është fakti që ka mundur të jetën në treg gjatë gjithë kësaj periudhe”, theksoi ambasadori Arvizu. Më pas ambasadori Arvizu ka falënderuar shkrimtarin dhe gazetarin Balliu për bashkëbisedimet e herë pas hershme për çështje të historisë, shoqërisë dhe politikës së ditës. “Dëshiroj t’ju  falënderoj zoti Balliu që keni pasur mundësinë të ndani me mua pak kohë, kur kemi ndarë së bashku informacionet për historinë, mbi shoqërinë, mbi politikën, e vlerësoj shumë këtë gjë”, ka nënvizuar ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Arvizu. Ndër të tjera, ambasadori amerikan ka sjellë për botuesin e gazetës “55” dhe Shtëpisë Botuese “55” një letër të posaçme të kongresmenin amerikan Christofer Smith, një kampion i lirisë dhe të drejtave të njeriu dashamirës të zotin Balliu. “Duke mos dashur të futem në territorin e asaj që do të ndajnë edhe folësit  e tjerë,  do të doja të ndaja me ju diçka tjetër, përveç këtij flamuri amerikan që është paraqitur këtu të dhuruar nga senatori amerikan John Kerry; në fakt do të doja t’ju bëja të ditur një letër e cila më ka ardhur nga kongresmeni amerikan Christofer Smith. Dhe në fakt që ta lexojë të gjithë letrën dua të përmbledh këtu tematikën e asaj që përcjell kjo letër. Kongresmeni Smith njihet si një kampion demokracisë dhe lirisë në botës. Ai në fakt vëren se 7 dhjetori është një ditë shumë e rëndësishme në historinë e  Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, është dita e “Perl Harbor”.  Në përkujtim të asaj që ndodhi atë ditë në SHBA sot flamujt janë ulur në gjysmë shtizë”, vijoi ai.  Në  fund të përshëndetjes së tij, ambasadori i SHBA z. Arvizu përcjell tek botuesi Balliu  urimet e kongresmeni Smith “për më shumë suksese për cka bëni, duke lidhur më fort miqësinë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe veçanërisht kjo ka një vlerë të shtuar duke pasur parasysh se kjo përkon me 100 vjetorin e Pavarësisë të këtij vendi të lavdishëm.  Faleminderit dhe urime zoti Balliu! “

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›