E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu takim informal me ish-kreun e PS-se Fatos Nano

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Aleksandër Arvizu po zhvillon një takim me ish-kryeministrin, Fatos Nano në një nga lokalet e zonës pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet. Takimi ishte parashikuar pak ditë më parë, por u shty për shkak të ngjarjes së rëndë që ndodhi në Afganistan. me komandot shqiptarë. Pak kohë më parë, ish-kryminisitri Nano ka shprehur ambicien e tij për kreun e shtetit, ndërkohë që ndërkombëtarët kanë kërkuar një president mbi palët. Më herët ambasadori Arvizu, pati zhvilluar takime informale me disa politikanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›