E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu vizitë në Shkodër

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka vizituar sot Shkodrën pas përmbytjeve që përfshinë këtë qark ditë më parë.

Ai kryer takime në qendrën operacionale të forcave të armatosura dhe më pas do të takohet edhe me prefektin e Shkodrës Maxhid Cungu.

Gjithashtu ambasadori amerikan do të vizitojë edhe shtabin e emergjencave civile për t`u njohur me situatën nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Ambasadori Arvizu ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në përballimin e situatës së vështirë, që po kalon vendi nga përmbytjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›