Kërkesa e PS, “Ligjet” shtyjnë diskutimin

Pas mbledhjes, kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, deklaroi se midis dy palëve nuk u arrit një kompromis për datën e shqyrtimit të kësaj kërkese.
"Ende nuk është gati numri i anëtarëve që do të përbëjnë komisionin hetimor dhe nuk është zgjedhur kryetari i tij", tha Rusmali. Ndërsa, nënkryetari socialist i komisionit, Fatmir Xhafaj, nënvizoi se maxhoranca po e zvarrit procesin për komisionin, pasi nuk kërkon zgjidhjen e krizës dhe transparencën e procesit të shkuar zgjedhor.
Komisioni pritet që në ditët në vazhdim ta rishikojë këtë kërkesë dhe ta shqyrtojë atë nga pikëpamja e kushtetutshmërisë. Edhe një ditë më parë, Konferenca e Kryetarëve nuk mundi të merrte një vendim lidhur me datën e shqyrtimit të kërkesës në Kuvend.
2010-12-14 13:06
[