E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthime mbrapsht ne Kakavije e Qafe Bote: Duan dokumente shtese

KAKAVIJE- Entuziazmi per levizjen e lire drejt te afermve eshte prere ne mes per ata shqiptare qe jane kthyer mbrapsht ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes. Sipas te dhenave nga kjo pike doganore, deri ne oret e paradites kane kaluar rreth 25 vete me pasaporta biometrike, nderkohe qe shume kane kaluar me lejet e zakonshme.

Mesohet se se paku 18 persona jane kthyer mbrapsht per probleme qe as ata vete nuk dine t'i sqarojne. Te pyetur per arsyet, disa prej te kthyerve tregojne se u eshte kerkuar arsyeja, vendi i qendrimit, koha e qendrimit dhe garancia e pritesit, te gjitha me dokumente.

Nderkohe burime nga pika doganore bejne me dije se eshte marre nje takim me palen greke per sqarimet e rastit dhe pasdreke do te zhvillohet edhe nje tjeter takim.

Alban Daci
Vendimi perfundimtar per hyrjen e qytetareve ne zonen Shengen mbetet gjithmone ne kompetencat e Policise se Kufirit, e cila mund ta ktheje mbrapsht qytetarin qe nuk eshte ne gjendje te plotesoje pikat e pershkruara me poshte

Ne nje broshure te titulluar "Informacione te rendesishme per qytetaret shqiptare", gjenden 8 pyetje dhe 8 pergjigje per situaten e pritshme pas liberalizimit te vizave. Nga ajo qe kuptohet lehte prej kesaj broshure te cilen e kane shperndare ditet e fundit, ambasadat e Italise, Greqise etj, del se kalimi i kufirit nuk do jete i lehte per te gjithe. Veçanerisht probleme mund te kene grupe te rinjsh ose çifte te moshuarish per shkak te mungeses se parave ose siguracionit shendetesor.

Çeshtja e kerkeses per nje shume parash, megjithese e pohuar apo e mohuar disa here nga zyrtare europiane eshte vertet diskriminuese. 'Shekulli' pyeti gjate ketyre diteve nje numer te huajsh qe kalojne kufjte me shkak punen ose turizmin disa here ne vit dhe asnje prej tyre nuka rrinte te konceptonte si kerkse normale, kerkesen qe mund tu drejtohet shqiptareve ne kufi per te vertetuar destinacionin e udhetimit dhe posedimin e parave te nevojshme.
Me poshte 8 sqarimet e ambasades italiane dhene per Shekullin pas interesimit tone lidhur me historine e Angeles qe mund ta lexoni ne keto faqe.
Duke gjykuar nga keto ndalime, mund te thuhet se vizat vertet hiqen, por stresi i kalimit te kufirit, lirshem, do egzistoje ende tek ne shqiptaret. Ndoshta per nje kohe te gjate.

1. Kur do te hyje ne fuqi liberalizimi?
Regjimi i ri i liberalizimit te vizave Shengen do te hyje ne fuqi diten pas botimit te vendimit te Keshillit te Ministrave ne fletoren zyrtare. Perpara ketij momenti, rregullat per leshimin e vizave do te mbeten te pandryshuara si me pare.
2. Cilat do te jene te drejtat e qytetareve shqiptare?
Qytetaret shqiptare, pas mesit te dhjetorit do te kene te drejte te qarkullojne lirisht ne hapesiren Shengen, per cilindo motiv, per nje periudhe kohore te plote jo me shume se 90 dite ne nje gjashtemujor, duke hyre e duke dale nga territori Shengen sa here te deshirojne (90 dite ne gjashtemujor do te llogariten duke mbledhur gjithe ditet e qendrimit ne territorin Shengen, edhe ato jo ne vazhdimesi; gjashte muajt do te fillojne nga momenti i hyrjes se pare ne territorin Shengen).
3. Cilat do te jene rregullat per t'u respektuar?
Rregulla kryesore eshte ajo e periudhes se qendrimit: ne fakt liberalizimi i vizave i perket vetem vizave afatshkurtra (deri ne 90 dite ne 6 muaj), ndersa mbetet e pandryshueshme rregullorja e vizave afatgjata (vizat kombetare te tipit D; shiko pika 6). Qytetari shqiptar mund te qendroje ne territorin Shengen 90 dite ne 6 muaj pa kerkuar vize. Ne rast se keni per qellim te qendroni gjate, duhet te kerkojne vize prane Zyres konsullore perkatese. KUJDES: kush do ta kalonte kete periudhe, duke qendruar ne territorin e Vendeve Shengen me gjate se periudha e lejuar, mund te perjashtohet (per pasoje ndalimin per te rihyre) .
4. Cilet jane dokumentet e nevojshem per hyrjen ne zonen Shengen?
I vetmi dokument i nevojshem per hyrjen ne territorin Shengen eshte pasaporta biometrike. Duke konsideruar tarifat e larta te sistemit shendetesor te Vendeve Shengen, gjithsesi eshte shume e rekomandueshme prerja e nje siguracioni shendetesor perpara nisjes. Qytetarit, nese i kerkohet, duhet te demonstroje qellimin, kushtet e mjetet e udhetimit.
5. A do te jete e detyrueshme marrja me vete e kartes se kreditit ose e lekeve kesh, e nje bilete kthimi apo e nje figuracioni shendetesor?
Siç e permendem, hyrja ne zonen Shengen, do te jete e mundur per qytetaret shqiptare vetem me paraqitjen e pashaportes biometrike te vlefshme.
Megjithate Autoritetet e Policise kane gjithmone te drejten e kryerjes se kontrollove dhe çdo qytetar duhet te demonstroje, nese i kerkohet, qellimin dhe kushtet e qendrimit te tij (p.sh. nepermjet prenotimit te hotelit dhe/ose biletes se kthimit) dhe te disponoje mjete financiare te mjaftueshme ne lidhje me llojin, kohezgjatjen e parashikuar te qendrimit dhe shpenzimet per kthim ne vendin nga i cili ka ardhur. Pra vendimi perfundimtar per hyrjen e qytetareve ne zonen Shengen mbetet gjithmone ne kompetencat e Policise se Kufirit, e cila mund ta ktheje mbrapsht qytetarin qe nuk eshte ne gjendje te paraqese sa me siper.
6. Ne cilat raste vazhdon te nevojitet kerkesa per vize?
Leshimi i vizes vazhdon te nevojitet ne te gjitha ato raste ne te cilat qytetari shqiptar ka per qellim te qendroje ne territorin Shengen per me shume se 90 dite ne nje gjashtemujor dhe mendon te kerkoje leje qendrimi. Tipologjite me te shpeshta jane: vize per studime, vize per pune te varur, vize per bashkim familjar. Pra per te studiuar ose per te punuar ne Vendet Shengen eshte e domosdoshme, ne çdo rast kerkesa per vize.
7. Po ne proceduren per kerkesen e vizave kombetare do te kete ndryshime?
Jo, procedura per vizat kombetare afatgjata ( si studim, pune e bashkim familjar) do te mbetet e pandryshuar ekzaktesisht si me pare.
8. A mundet qe pas liberalizimit, te hyjne ne shtetet Shengen edhe ata qytetare shqiptare qe kane pasur nje urdher largimi, ose ata te cileve per nje motiv tjeter u eshte ndaluar hyrja ne zonen shenjen per nje fare periudhe?
Absolutisht jo. Sigurisht qe ndalimi i hyrjes ne Vendet Shengen ruan te njejten vlefshmeri edhe pas liberalizimit te vizave. Personave, te cilet rezultojne ne Sistemin Informativ te vendeve Shengen, do t'iu refuzohet hyrja ne kufi.



Sondazhi: 60 % e shqiptareve drejt zones Shengen brenda 6 muajve

Ministrat e brendshem te Bashkimit Europian miratuan ne fillim te muajit propozimin per udhetimet pa viza ne zonen Shengen te qytetareve te Shqiperise dhe Bosnje- Hercegovines. Qytetaret e ketyre dy vendeve duke filluar nga 15 dhjetori do te mund te udhetojne me nje pasaporte biometrike pa viza ne vendet e BE-se qe jane pjesetare te politikes se perbashket te vizave dhe ato qe jane ne zonen Shengen.
Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, tha se ky vendim duhet t'i inkurajoje keto vende per te kryer reformat e nevojshme per t'u afruar me shume me BE-ne.
Heqja e vizave pritet te lehtesoje kontaktet midis njerezve, do te ndihmoje ne marredheniet tregtare dhe te biznesit, si dhe do te krijoje nje mundesi per popujt e ketyre vendeve ta njohin BE-ne me mire.
Megjithate, BE-ja shpreh shqetesim ne lidhje me abuzimin e mundshem te kesaj te drejte.
Komisioni Europian ka krijuar nje proces monitorues qe synon te parandaloje rreziqet per abuzimin dhe keqperdorimin e procedurave te kerkimit te strehimit.
Sipas nje sondazhi, 60 per qind e qytetareve ne Shqiperi do te udhetonin drejt zones Shengen brenda gjashte muajve te pare te vitit te ardhshem, pra, menjehere ne periudhen qe hyn ne fuqi qarkullimi pa viza ne kete hapesire. Sondazhi i kryer nga instituti EUNACAL ne Tirane tregon, gjithashtu, se arsyeja kryesore e udhetimeve do te jete vizita te te afermit dhe familjaret qe punojne ne vendet e Bashkimit Europian.
Por megjithe fluksin e pritshem, asnje destinacion europian nuk ka kaluar ende ne top-listen e preferencave te shqiptareve. Sipas disa statistikave te Sava Tours, e cila nga nje sondazh me lexuesit ne Shekullit Online del agjensia me e preferuar e prenotimeve ne Shqiperi, destinacioni me i dashur per shqiptaret mbetet ende jashte Europes. Ai eshte Dubai.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›