E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Cliff: Kosova s'është Kosovë pa serbët

KOSOVE- "Kosova nuk është Kosovë pa serbët, prandaj Mbretëria e Bashkuar i kushton rëndësi kthimit të të shpërngulurve dhe krijimit të një shteti e shoqërie shumë-kombëshe"- ka thënë sot ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff.

“Kosovës i duhen më shumë serbë, më shumë boshnjakë, më shumë romë. Sinqerisht, Kosova pa serbët nuk është Kosovë, andaj çështja e kthimit të bashkësive është prioritet”, tha Cliff.

Ai i bëri këto komente në gjuhën serbe, gjatë një vizite që i bëri Fushë-Kosovës bashkë me ministrin për kthim në qeverinë e Kosovës Dallibor Jevtiq, ku edhe nënshkroi një memorandum bashkëpunimi për kthimin e të shpërngulurve.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, ata vlerësuan se marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, hap perspektivën për kthim të të shpërngulurve. 

Ministri kosovar tha ndërkaq se kthimi i të shpërngulurve nuk nënkupton vetëm serbët, por edhe kthimin e shqiptarëve në veri të vendit.

“Kthimi në pronën e vet, është një e drejtë e pamohueshme, por si proces kthimi duhet të kryhet me transparencë. Procesi i kthimit duhet të nënkuptojë kthimin si në jug ashtu edhe në veri të lumit Ibër. Prandaj, është shumë e rëndësishme që bashkësia mikpritëse duhet të konsultohet para kthimi të ngjan në cilën do vend të Kosovës”, citon agjencia serbe e lajmeve Beta, të ketë thënë Jevtiq. 

(a.h/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›