Imami takime në Skënderbegas, Kushovë dhe Gramsh
ELBASAN- Ministri i mbrotjes Imami në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit zhvilloi takime me banorët e komunës Skënderbegas dhe Kushovë, Gramsh.
Gjatë fjalës së tij Imami vlerësoi se këto vite qeverisje të Partisë Demokratike i është kushtuar një vëmendje e madhe qarkut të Elbasanit në tërësi duke përmendur këtu rrugën Tiranë – Elbasan si një vepër madhore dhe i vlen të gjithë shqiptarëve.
Duke folur për objektivat e qeverisë për këtë qark, Imami tha se do të hapen punimet brenda verës së këtij viti për rrugën nga Banja deri në Gramsh, e cila është e rëndësishme për këto zona. fshatra dhe është nisur puna për ti mbyllur të gjitha. “Ne nuk themi se i kemi mbaruar problemet. Ne jemi të sigurt se kur t’i mbarojmë këto nivel problemesh, do të na rriten kërkesat dhe do të kemi probleme të tjera, por ajo që është e rëndësishme është që ne kemi gjetur modelin e zgjidhjes së punëve, përkushtimin për t’i zgjidhur problemet dhe nëqoftëse para 8 vitesh premtohej që do bëhej rruga në në Kodovjat, sot ky problem është i zgjidhur”, u premtoi Imami banorëve.
(m.a/ata/BalkanWeb)