E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës arreston 13 shtetas për vjedhje

TIRANË - 13 arrestime janë kryer në Tiranë përgjatë 24-orëve të fundit, ku sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Policia e Kryeqytetit bëhet me dije se 13 shtetasit e prangosur akuzohen për konsumim të veprës penale të vjedhjes.

Përgjatë orëve të vona të mbrëmshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë shtetasve Arion Selim Gjergo 26 vjec, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Elton Skënder Meta 28 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”. Ata u kapën në flagrancë nga uniformat blu pasi kanë vjedhur një çantë në mjetin “Toyota” me targë AA 139 CB, në pronësi të një shtetaseje e ndodhur në rrugen “Niko Avrami”, pranë shkollës “Ramazan Jarani” Tiranë.

Po nga ky komisariat u bë ndalimi i shtetasit, Arjan Ali Haklaj,43 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim policor. Ndalimi i ketij shtetasi u be pasi ka rezultuar qe te jete autor i vjedhjes në pallatin “Nesim” shpk në rrugën “Muhamed Deliu”, Qesarake. Arrestime të tjera të kësaj natyre janë realizuar edhe nga komisariate të tjerat të policisë së qarkut Tiranës, ku mes tyre rezulton të ketë edhe minoren.

Nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Oltion Lik Klosi, 23 vjec, lindur në Burrel dhe banues Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi akuzohet se në rrugën “Gjergj Legisi” tek lokal Oblika, është kapur në flagrancë nga shërbimeve e policisë të Patrullës së Përgjithshme, duke u konfliktuar me armë me shtetasin Gabriel (Alfred) Keputa, i cili është larguar në momentin që ka shkuar policia, uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin Keputa.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›