Milo: Pranova ofertën, Rama më premtoi post ministror pas fitores
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Parkal Milo ka zbuluar disa detaje të marrëveshjes parazgjedhore me Partinë Socialiste të firmosur mbrëmë prej tij.
Në një bashkëbisedim me gazetaren Ola Bruko, në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Milo pranon se Rama i ka ofruar atij post ministror, nëse Aleanca “Për Shqipërinë Europiane” do të fitojë zgjedhjet.
“Me Ramën kam nënshkruar marrëveshje para dhe paszgjedhore. Pranova ofertën pasi Rama më premtoi post ministror pas fitores”, tha ai.
Milo sqaroi se nuk ka pranuar kushtin e pjesëmarrjes në lista, apo atë të shkrirjes së PDS me PS. Paskal Milo shtoi ndër të tjera se, edhe Skënder Gjinushi është pjesë e PS.
(m.a/BalkanWeb)