E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Cohen: Investimet izraelite në Shqipëri mund të 10-fishohen vitin tjetër

20-12-2012 / Gazeta 55

“Populli izraelit dhe ai shqiptar kanë një marrëdhënie të hershme mes tyre dhe do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin mes tyre”, thotë Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen, në një intervistë për Ora News. Lidhur me njohjen e Kosovës, ai theksoi se hapja e ambasadës në Tiranë ishte një hap në këtë drejtim

Marrëdhëniet Shqipëri-Izrael, 21 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vetëm vjet hapët Ambasadën në Shqipëri?
Nuk është vonë, është herët. Gjatë 20 viteve të fundit Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj, po ashtu në gjatë këtyre viteve edhe bota u hap për Izraelin, këtu kemi ardhur më shpejt se në vendet e tjera.
Sa e njihnit Shqipërinë?
E kam vizituar Shqipërinë nga veriu në jug dhe nuk kënaqem të them se keni një vend të mrekullueshëm.
Ju rekomanduan miqtë lidhur me kujdesin që duhet të bëni?
S’kam kontaktuar njerëz që të më kenë paralajmëruar, në vitet 90 kam qenë në Bullgari dhe kam dëgjuar shumë fjalë të mira, kur erdha këtu fillova të mësoj gjithçka, kam lexuar edhe libra shqip të Kadaresë.
Sa e rëndësishme është për Izraelin të ketë praninë e tij në Shqipëri?
Për shkak se Shqipëria është një shtet mysliman, anëtar i NATO-s, mik i Izraelit menduam të vinim këtu, ne do ishim të kënaqur të ngrinim flamurin tonë në çdo vend mysliman, shpresojmë të zgjerohemi në vendet arabe.
Për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë?
Në marrëdhëniet mes dy palëve, mund të bazohemi si fillim në atë ekonomike dhe financiare, Ministri i Jashtëm i Izraelit në vizitën e tij të fundit këtu mori shumë informacione, mund të fillojmë të bashkëpunojmë në shumë fusha, së pari në ekonomi. Në Izrael akoma s’e njohim mirë Shqipërinë, ndaj duhet të bashkëpunojmë për sensibilizimin.
Është fakt pozitiv apo negative mosnjohja, ka projekte konkrete?
Gjatë shumë viteve që nga krijimi i shtetit të Izraelit, kompanitë izraelite kanë qenë të interesuara për investime në SHBA dhe BE, tani u hapën porta të reja, së pari ka një kompani që ka fituar një tender për hapjen e një hidrocentrali në veri të vendit, ajo e peshkut në Vlorë, kompani në fushën e tekomunikacionit. Ka shumë kompani izraelite që veprojnë në Ballkan që duan më shumë informacion për të investuar në Shqipëri.
A do ndikojë klima aktuale që është për bizneset për bizneset izraelite, është klima e duhur?
Kompanitë izraelite kanë eksperiencë të madhe në Ballkan dhe e dinë se jo gjithçka është e thjeshtë, kam dëgjuar për problemet e CEZ por s’jam ekspert në këtë çështje. Hapi i Kryeministrit Berisha që u dha garanci dhe ftoi biznesin izraelit për investime ne mendojmë se mund të investojmë shumë mirë në bujqësi, në teknologji të lartë. Nuk ka lidhje me kompanitë e Mbrojtjes por teknologjinë e përparuar në bujqësi, peshkim, mjekësi, edhe atë të mbrojtjes por në bazë te hapave.
Keni të dhëna mbi marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve?
Marrëdhënia tregtare mes dy shteteve nuk është shume e lartë, 15-20 milionë dollarë në vit, mendoj se mund ta 10-fishojmë në vitin tjetër...
...Berisha e krahasoi Ahmadinexhad me Hitlerin dhe duket se vendi ynë e mbështet Izraelin në këmbim të njohjes së Kosovës, pse nuk e njihni?
Ne e vlerësojmë atë që ka bërë Shqipëria për hebrenjtë. Kryeministri Berisha e ka kuptuar që Izraeli është një shtet që do paqen, është pro një shteti të ri palestinez që nuk rrezikon Izraelin. Jemi shumë dakord që Shqipëria mbështeti idenë e Amerikës në OKB, edhe për Kosovën do të vijë një moment kur do të zgjidhet kjo cështje. Akoma Izraeli nuk e ka njohur Kosovën, por po punojmë për këtë çështje dhe pikërisht për këtë hapëm dhe Ambasadën për tu treguar që jemi këtu dhe çështjen e Kosovës do ta zgjidhim sa më shpejt. Megjithëse nuk e kemi njohur kemi kompani dhe marrëdhënie tregtare me Kosovën, s’ka shumë që është hapur një restorant izraelit në Kosovë, po kështu Izraeli jep viza të lehtësuara për kosovarët. Ne besojmë së pari në marrëdhëniet midis popujve së pari, më pas ato mes shteteve...
...Përveç celebrimit të 100 vjetorit patëm një retorikë nacionalizmi në Shqipëri, deklarat e Kryeministrit dhe partive të reja në skenën politike, cili është komenti juaj?
Mund të them që shqiptarët mundohen të kujdesen për qytetarët e tyre jashtë atdheut, si Izraeli. Kam lexuar rreth komenteve te shumta që janë bërë për këtë temë dhe sidomos nga Ambasadorët, më kujton periudhën kur Iraku pushtoi Kuvajtin dhe u tha që s’mund të pushtohet një shtet i pavarur. Sot në shek.21 është e kuptueshme që një shtet smund të shtrihet në një shtet tjetër. Këto komente nuk kanë pasur shumë rëndësi, më tepër është bërë zhurmë.
Është retorikë në prag të zgjedhjeve?
Jemi një vend shumë i vogël me shumë probleme në Lindjen e Mesme, ne s’kemi ardhur në Shqipëri për të dhëne mendime lidhur me cështje të nacionalizmit. Ne s’jemi shtet i madh që ti diktojmë, sidomos në periudhën përpara zgjedhjeve është mirë që një diplomat të bëhet lojë e komenteve të shtypit...
...Një nga zonat më të banuara të komunitetit hebre të Ballkanit ka qenë pjesa veriore e shtetit grek. Komuniteti shqiptar në këtë rajon, Çamëria ka rihapur çështjen e saj për marrjen e tokave, po komuniteti hebre që vjen nga ky rajon ka ndërmarrë ndonjë hap të tillë?
Një pjesë e mirë e tyre u shfarosën gjatë Holokaustit, ka pasur shumë hebrenj që jetonin në Selanik dhe u deportuan nga andej dhe s’u kthyen më. Një pjesë të vogël të tyre i kam vizituar në Selanik, një pjesë e tyre janë dëmshpërblyer për pronat që kanë pasur. Por ka akoma shtete në Europë që s’i kanë kompensuar asgjë komunitetit hebre, komuniteti më i madh ka qenë në Poloni dhe s’ka marrë asgjë akoma. Ne në Izrael jemi përqendruar mjaft në komunitetin hebre në Selanik, kemi pas një marrëdhënie shumë të madhe me ta, vetë kryebashkiaku i Tel Avivit i ka ftuar të shkojnë të jetojnë atje.
Cili është komenti juaj për votën abstenuese të Shqipërisë për rezolutën e Palestinës?
Shqipëria nuk votoi në OKB, dhe ne ishim shumë të kënaqur në këtë drejtim. Ministri ynë i Jashtëm e mori direkt në telefon zotin Panariti për ta falenderuar...

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›