E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, përmes Gjinushit, sulmon BE

20-12-2012 / Gazeta 55

Bolsheviku i opozitës, Skënder Gjinushi, i cili prej vitesh s’flet dot pa lejen e Edi Ramës, u shfaq dje me gjuhën e stalinistit të fundit të politikës, duke mallkuar Brukselin dhe diplomatët e tij në Tiranë, të cilët s’po ua dhurojnë dot pushtetin në tavolinë. Deklaratat janë një hakmarrje e opozitës ndaj Komisionit Evropian, i cili s’u gjunjëzua para ofertave të Edvinit për ta kushtëzuar statusin e kandidatit veç me rotacionin e pushtetit me 23 qershor

Opozita sulmon Bashkimin Europian. Edi Rama përmes Skënder Gjinushit ka sulmuar ashpër përfaqësuesit e delegacionit të BE në Tiranë. Aleati kryesor i Edi Ramës në opozitë, kreu i PDS Gjinushi, që nuk del kurrë pa leje për mesazhet politike fajësoi përfaqësinë e Komisionit Europian në Tiranë për lojëra politike, në kurriz të interesit të shqiptarëve për integrim europian. Sipas radikalit të majtë Gjinushi, “Fajtor për dështimin e statusit është qeveria, është LSI dhe përfaqësuesit e KE-së në Tiranë. Mirëpo kjo dalje e Ramës përmes Gjinushit vjen një ditë pas deklaratës së Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle dhe ministres së jashtme të Qipros Erato Kozakou Marcoullis se zgjedhjet e ardhshme nuk janë kusht për marrjen e Statusit të vendit Kandidat. Thërrmimi i propagandës së Ramës se zgjedhjet nuk janë kusht ka aktivizuar shtojcën anti-europiane të opozitës, Skënder Gjinushi. Kësisoj kreu i Opozitës është nervozuar tej mase me qëndrimin e komisionarit Stefan Fyle dhe ministres së jashtme të Qipros Erato Kozakou Marcoullis që deklaruan prerë se s’kanë shtuar asnjë kusht për Shqipërinë dhe se vendi ynë do ta marrë statusin sapo parlamenti të miratojë 3 ligjet e mbetura pezull prej bojkotit të opozitës. Ndërkohë  kryetari i PSD-së Gjinushi, një parti e koalicionit të majtë opozitar, është recidiv në sulmet e drejtpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar ka shprehur disa herë qëndrime të forta ndaj ndërkombëtarëve duke akuzuar për afera. Janë të largëta akuzat e ashpra të  Skënder Gjinushit kundërt misionit të OSBE-ODHIR se “po punojnë me Saliun”.
Ky fosile e komunizmit fanatik, i pareformuar me principet e demokracisë sulmon një herë Bashkimin Europian e herë tjetër misionin e OSBE për interesa të ngushta politike të opozitës së kryesuar prej Edi Ramës. Mos marrja e Statusit Kandidat derisa të plotësohen tre kushtet e Bashkimit Europian, duke nxjerrë në pah rolin jo bashkëpunues të opozitës për integrimin, çka do të reflektohen në votën ndëshkuese për partitë euroskeptike. Skënder Gjinushi, ish-ministri i fundit i Arsimit Komunist s’ka lenë gjë pa bërë kundër pluralizmit dhe demokracisë gjenden sot përkrah Edi Ramës në pengimin e anëtarësimit të Shqipërinë në BE. Në fakt, një sinjal për një opozitë antieuropiane na është ofruar nga kreu i Partisë Popullore Europiane, në KiE, Luka Volonte që u shpreh se “Rama në anën e atyre që nuk e duan Shqipërinë në Europë”. Edi Rama është bërë bllok kundër anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake që ka njohur bota, në NATO, Rama është bllok kundër liberalizimit të vizave me deklarimet e papërgjegjshme të grupit të tij parlamentar se kartat e identiteti ishin falsifikuar apo se do në BE do të vërshonin një 1 milion të papunë, dhe sot për të tretën herë radhazi ai bllokoi marrjen e  statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, çka dëshmoi për të tretën herë se është si Enveri, edhe pse ka qenë në Francë, është për izolimin e mëtejshëm të Shqiptarëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›