E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori D'Elia: Zgjedhjet tregues i pjekurisë politike

Gjatë ceremonisë festive për ditën e Republikës së Italisë, ambasadori italian në Tiranë D’Elia në fjalën e tij ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ka bërë apel për zgjedhje të lira, të cilat do të jenë tregues i pjekurisë demokratike në Shqipëri. 

TIRANE- Ambasadori italian në Tiranë, Saba D’ Elia i cilësoi zgjedhjet e 28 qershorit si një moment kyc që do të verë në provë edhe nivelin e demokracisë në Shqipëri. Gjatë ceremonisë për festën e Republikës së Italisë, D’Elia ashtu si mjaft institucione dhe qeveri të huaja, e vuri theksin në domosdoshmërinë që ky proces të zhvillohet në mënyrë transparente dhe të lirë.
“Në 28 qershor zhvillohen zgjedhjet parlamentare të culat do të jenë një provë e pjeskurisë demokratike në vend. Ftojmë shqiptarët që të votojnë në mënyrë transparente dhe të lirë qeverinë e tyre. be do të vijojmë të punojmë krahë për krahë Shqipërisë dhe do të bashkëpunojmë me qeverinë e re” theksoi ambasadori D’Elia.

Gjithashtu, D’Elia ka vlerësuar rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes dy vendeve duke premtuar se vendi i tij do të jetë një aleat i fortë dhe i sigurtë që do të kontribuojë në integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›