Shalsi: Ne do ta heqim taksën e sheshtë mbi biznesin
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, deklaroi sot, në një prononcim për mediat, se Bashkia do të heqë taksën e sheshtë mbi biznesin. Deklarata vjen menjëherë pasi kryeministri Berisha tha se gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël në tregun cam se “Bashkia shumëfishoi taksat për biznesin e vogël nga 2 deri në 4 herë".
Sipas Shalsit “me taksat e Bashkisë, bizneset e vegjël pastrojnë e gjelbërojnë Tiranën, bashkë me të tjerët, ndërsa me taksën e re të qeverisë ata paguajnë spotet televizive dhe gënjeshtrat e Sali Berishës". (e.n/BalkanWeb)