Fushatë, Berisha: Politika lehtësuese për biznesin
Biznesmenët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë më shumë se 10 % e taksës së përgjithshme. Ishte ky premtimi i kryeministrit dhënë për biznesmenët në një takimi në tregun Çam ku nuk munguan akuzat ndaj kryebashkiakut Rama.
SHALSI
TIRANE- Kryeministri Berisha në kuadër të fushatës elektorale është takuar me përfaqësues të biznesit të vogël në tregun Çam ne kryeqytet. Kryeministri u njoh me problematikat që fshaqin tregtarët në aktivitetin e tyre. Berisha ka folur për taksat vendore duke akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, se ka shumëfishuar taksat për biznesin e vogël.
Kryeministri u ndal në çështjen e ngritjes së taksave nga bashkia e Tiranës duke theksuar se, në dhunim të të gjitha ligjeve, kjo bashki shumëfishoi taksat për biznesin e vogël nga 2 deri në 4 herë. Por, theksoi Kryeministri, qeveria nuk e lejoi këtë gjë dhe vendosi me ligj që nuk mund të paguhet nga biznesi i vogël asnjë qindarkë më shumë se 10 për qind e taksës së përgjithshme.
Kryeministri vuri në dukje rëndësinë e madhe të biznesit të vogël në zhvillimin ekonomik të një vendi. Për këtë arsye, vijoi Berisha, “4 vite më parë premtuam përgjysmimin e taksës kombëtare për këtë biznes dhe e realizuam atë, si një vendim shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm”. Berisha i siguroi biznesmenët se do të kenë mbështetjen totale të qeverisë së tij për sistemimin e këtij tregu dhe për ndërtimin e rrugës në këtë treg.
Kryeministri u ndal dhe në çështjen e taksës së tabelës, për të cilën u shpreh se kjo taksë do të përfshihet në ligj dhe nuk do të jetë mbi 1 euro. (a.r/news24/balkanweb)